Binjaket Aleksia dhe Vasia Barka themelojnë rrjetin e studentëve shqiptarë në Pensilvani
Kur nisën kolegjin dy binjaket shqiptare Aleksia dhe Vasia Barka ishin në vit të parë kur u ulën së bashku në sallën e ngrënies në “Hill College House” por u habitën me çfarë po dëgjonin. Studentja përballë tyre po fliste shqip.
Ajo studente ishte e re dhe quhej Tea Qarri dhe ketu nisi lidhja e tyre e parë shqiptare në kampus, kultura e përbashkët që ndanin i ndihmoi të ndiheshin rehat në Pensilvani.
Tashmë, tre vajzat po drejtojnë një klub të ri për studentët shqiptarë për të ndihmuar në krijimin e një rrjeti më të fortë për bashkatdhetarët e tyre.
Ato kanë themeluar Shoqatën Shqiptare në Pensilvani në tetor, për të krijuar lidhje mes studentëve, profesorëve dhe alumni shqiptarë. Klubi i krijuar synon të përqëndrohet në shërbimin ndaj komunitetit për studentët shqiptarë dhe të sjellë pranë studentë që duan të mësojën rreth kulturës shqiptare.
Që nga mbledhja e parë e klubit më 31 tetor janë rekrutuar 16 anëtarë. Në takimin e parë u preznatuan përvojat e tyre të përbashkëta si shqiptarë apo shqiptaro-amerikanë.
“Takimet mbahen në anglisht, pasi shumë nga anëtarët nuk flasin shqip rrjedhshëm. Në fund të takimit të parë kur mbetën disa anëtarë grupi foli shqip”, thotë studentja tjetër e Kolegjit Jurti Telushi.
Ajo thotë se kishte menduar më herët për krijmin e një klubi të ngjashëm dhe se ky klub plotësonte një nevojë për komunitetin mes studentëve shqiptarë. Ajo dëgjoi për AAP (Albanian Association at Penn) kur mori një email nga një prej themelueseve, emrin shqiptar të së cilës e pa në një listë të klasës dhe vendosi të përfshihet.
Një tjetër e re në këtë kolegj, Erinda Sheno thotë se ishte befasuar kur mbërriti në Penn dhe zbuloi se asnjë klub i tillë nuk kishte ekzistuar.
Eventi i parë që klubi po planifikon është një klasë vallëzimi në Zoom për të mësuar vallen shqiptare. Vasia Barka thotë se muzika dhe vallja janë të rëndësishme për kulturën shqiptare.
Gjithashtu, AAP po planifikon që të ketë një sërë takimesh me shqiptarë të suksesshëm në fuqinë punëtore dhe për ti përdorur këto lidhje për të ndihmuar në ndërtimin e një rrjeti shqiptar për anëtarët e AAP.
Një tjetër event i rëndësishëm është dhe festimi për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor, një festë veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që kanë emigruar nga Shqipëria thotë Vasia.
Ndërsa Tea Qarri thotë se AAP po sheh mundësinë e ofrimit të shërbimeve mësimore për shqiptarët në shkollat e Filadelfias dhe ofrimin e këshillave për shqiptarët që mendojnë të aplikojnë në kolegjet amerikane. Ndërsa Vasia Barka thotë se po konsiderojnë gjithashtu dërgimin e paketave të ndihmave për njerëzit në nevojë në Shqipëri.
Themeluesit dhe anëtarët e AAP janë bashkuar nga dashuria që kanë për kulturën shqiptare. “Shqipëria është një vend shumëi i vogël. Kur u them njerëzve jam shqiptare, zakonisht ata kurrë nuk e kanë dëgjuar dhe ndoshta nuk mund ta identifikojnë atë në një hartë. Edhe pse një vend i vogël, ka kaq shumë për të mësuar. Ka një kulturë të pasur”, thotë Sheno për “The Daily Pennsylvania”./diaspora shqiptare/