Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: QYTETI PA VJESHTË

Udhëkryqe,
Trotuare,
Bordura
Pa gjethe,
Pa vjeshtë.
Njerëz çartisur,
Pa ditur
Ku janë,
Asfaltesh që ndesh.
Ligustra sforcuar,
Stisin gënjeshtra…
Stinës hyjnore
Ç’mundohet t’i veshë?…
Oh!…
Kjo vjeshtë
Pa vjeshtë
Me ngjyra të rreme
Larg shpirtit të saj
Qytetin përqesh.

Bledar Koçi – 2016 –

Please follow and like us: