Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep SHAHU: AGA VUÇIÇ, JE FRIKACAK, SHUMË FRIKACAK, AGA VUÇIÇ!

 

Ta dish që në krye aga Vuçiq se je kokrra e gomarit, je shumë llapush.

Kërcënove Kosovën për luftë. Na çudite e na le pa mend. Kosoves ti i han munë sot për sot. Luftë me shqiptarët Serbia nuk ka bërë kurrë se nuk ia del, por Serbia ka bërë gjithmonë masakra ndaj shqiptarëve dhe këtë e kam shkruar dhjetra herë, me masakrime na ka munde. Ndaj është krijuar ideja e frikës ndaj Serbisë e jeton mallkimi të preftë Serbia, pasi serbët presin njerëz në qafë, shpërthejnë njerëz me bajoneta, gra e fëmijë dhe këtë e kanë bërë dhe e bëjnë gjithmonë serbë pa identitet, pa fe e atdhe, endacakë, të burgosur, mercenarë.

Vuçiç, kërcënove Kosovën me luftë se deshe të bëheshe lajm, por nuk ta mban bytha të nisësh luftë me Kosovën edhe se të ngrijnë e të shkrihen plumbat në ajër, sepse sjellësit e garantuesit e lirisë e pavarësisë së Kosovës janë në mbrojtje të saj, të qiellit e të tokës së saj, por edhe se sot Kosova nuk është ajo e para 100 vjetëve as e para 22 vjetëve. Sot Kosova ka ushtri profesionale dhe ushtrinë me speciale në rajon, ushtri me njerëz të frymëzuar për me mbrojtë vendin e jo me endacakë e të burgosur serbë që i përdor për sulme e masakra ndaj civilëve shqiptarë Serbia.

Ti e di Vuçiç se çfarë ushtarësh prodhon Kosova, nëse nuk e din pyet. Kosova prodhon ushtarë për luftë, Serbia prodhon masakrues civilësh. Kështu që ti ke ndonjë hall dhe don të fshihesh pas kërcënimeve të tilla bajate. Tu bëftë halli mal por Kosovës t’i rruash bishtin, nuk është Kosova në fuqitë e tua të vogla o liliput.

Se ti je frikacak Vuçiç, je shumë frikacak. Ti nuk je trim. Ti flet fjalë kërcënimi, por harron se nuk është gjallë Milosheviqi që të fshihesh pas bythës së tij. Kur ishte gjallë Milosheviqi ti bëje trimin si zëdhënës i tij sepse fshiheshe në brekët e tij, por sot ti je lepur. Edhe Serbia jote sot është karikaturë e Serbisë së Milosheviqit. A po të kujtohet kur vrapove si lepur ferrash në Strebenicë, apo ke harruar. Ruaju aga Vuçiç se nëse nuk të përshëndet me ndonjë plumb ndonjë njeri i gjallë nga Bosnja, Kosova, Kroacia, Maqedonia, ka shumë shumë rrezik të çohet ndokush nga nga ndonjë varr dhe të të zbukurojë me ndonjë plumb.

Me fjalët e tua efektin e bëre, efektin e llafazanit se shume po merremi me fjalët e tua.

Dikush të merr seriozisht, dikush trembet, por sot, në kushtet e sotme, edhe pse ti mendon se Amerika është në kaos dhe nuk ka mendjen tek Kosova, edhe pse mendon se Europa është e hallakatur, edhe pse e di se Rusia është një karikaturë superfuqie e fortë veç me fjalë, pra edhe në këto kushte Kosovës ti i han munë.

Vuçiç aga!

Mos e harro kurrë se Kosova është vendosje apo korigjim padrejtësie në Europë, është rast sugeneris, është përjashtim në historinë botërore të luftrave, është rast fatkeq për ty e gjithë kafshët politike serbe.

Nuk e merr kurrë më Kosovën as me luftë as me paqe, por veç mund ta vonosh Kosovën në udhën e saj nëse vazhdojnë të të përfillin liderët e saj.

Edhe populi serb don veten e vet dhe nuk është dakort ta çojë rininë e vet pas aventurave të tua të dështuara sepse serbët e kthejlltë e dinë se fitojnë humbjet.

Harrojë se ti mund të shpërthesh apo të nisësh luftë me Kosovën, por mund të qëndrosh gjatë në këtë luftë që je dhe këtë luftë presionesh e kurthesh mund ta intensifikosh sepse hala ka inferioritet në Kosovë dhe naivitet që shohin ëndrra sikur Serbia do ta njohë Kosovën e do ta ndihmojë të bëhet anëtare e OKB.

Kur të treten këto ëndrra të politikanëve naïvë shqiptarë apo megallomanë shqiptarë që ëndërrojnë si Edi Rama kaush apo Hashim Thaçi djalë i mirë, kur të bëhen esëll shqiptarët do të shohin të bëjnë Kosovën shtet të fortë dhe nuk do të mbajnë mendjen a po na njeh ose a po na pranon Serbia.

Serbia nuk mund ta përdorë Kosovën as për peng as për kusur as për biografi as për fushë beteje.

Vuçiç aga!

Kosova është fati yt, ka në dorë fatin tënd se ti vetëm ëndërr e sheh Kosovën dhe mjaullin. Kaq ke në dorë, të mjaullish, të lëshosh deklarata, të turbullosh cektinat, të përqafohesh me Edi Ramën, ta joshësh atë më kocka madhështie se nuk ka dalë akoma një politikan apo udhëheqës në Kosovë e Shqipëri që ty të parit të të bëjë një padi në Hagë për ato thirrjet tua kriminalë që për një serb ti vret 100 të tjerë jo serbë.

Mund të lehësh sa të duash si qeni që i leh Hënës, por kaq mundesh të bësh, Vuçiq, të lehësh në Hënë.

Nuk më pyet mua askush në Kosovë se po të më pyesin do të thoja, mos u merrni me Vuçiqin se nuk të han, nuk të kafshon, leh e bën ashtu kot sa për t’u dukë si ujk, por nuk ka asnjë dhemb në gojë.

Please follow and like us: