‘Rrënjët shqiptare-Dheu Danez’ shfaqet në Institutin Danez të Filmit
Dokumentari i regjisorit Ixhet Lutfiu “Rrënjët shqiptare- Dheu Danez” u promovua në Institutin Danez të Filmit- Cinemateket.
Ixhet Lutfiu ka punuar më se 30 vite si gazetar dhe udhëheqës në Radio Televizionin “Zëri i Kosovës”. Ai ka shfrytëzuar arkivin e këtij mediumi për të krijuar një narracion që përfshinë historikun 53 vjeçar të shqiptarëve në Danimarkë dhe kontributin e danezve ndaj çështjes së përgjithshme shqiptare.
Në dokumentar trajtohet historia e shqiptarëve te Danimarkës dhe marëdheniet shqiptaro-daneze. Kontribut të vecantë në këtë projekt ka dhënë gazetari dhe atdhetari Ibrahim Xhemajli.
Dokumentari përshkruan kronologjikisht (që nga viti 1965) veprimtarinë historike dhe kulturore të shqiptarëve të Danimarkës dhe është i ndarë në dy pjesë: pjesa e parë, që po promovohet tani, përfshin vitet 1965-1999 dhe trajton mbi 20 tema, kurse pjesa e dytë që përfshin vitet 2000-2018 trajton rreth 40 tema të fushave të ndryshme si psh arsimi, kultura, sporti e muzika.
Shqiptarët e Danimarkës që nën flamurin danez prekën majat e suksesit edhe në arenën ndërkombëtare llogariten si të mirëintegruar në Mbretërinë Daneze.
Po ashtu, në këtë dokumentar çmohet lart roli i shtetit danez në përkrahjen e çështjes shqiptare etj etj.
Ky film dokumentar ka për qëllim nxitjen edhe të shqiptarëve në vendet e tjera perëndimore për të bërë edhe dokumentar të tjerë që të mos harrohet vepra e lavdishme e mërgatës tonë për lidhjen me shpirt e me zemer me vendlindjen si dhe kontributi i tyre i çmueshëm në vendet ku jetojnë. Dokumentime të tilla i duhen opinionit dhe instancave përgjegjëse që merren me çështjen e emigracionit shqiptar.