Ah, Sulejman, Sulejman/Ankohet ish-kryemyftiu që u martua me vajzën 50 vite më të re: S’e meritova të shkarkohem në atë mënyrë
Ish-kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Sulejman Rexhepi, në një intervistë për TV21 ka folur për gjendjen dhe zgjedhjet në BFI.
Ai tha se nuk e ka merituar të shkarkohet në mënyrën që u bë, duke shtuar se personat që e shkarkuan tani nuk i flasin dhe krenohen me punët e tij. Ai u shkarkua me 27 maj, me dy të tretat e votave të riasetit të BFI-së. Në deklaratën e lexuar nga myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, thuhet se Rexhepi u shkarkua nga detyra për shkak të shkeljes së Kushtetutës së BFI-së, respektivisht nenit 36.
Në këtë nen, veç tjerash, thuhet se kryetari i BFI-së shkarkohet kur: “nuk i kryen obligimet për të cilat është zgjedhur, kur qëndrimi dhe puna e tij janë në kundërshtim me normat islame dhe aktet normative të BFI-së, kur punon kundër dispozitave dhe vendimeve të organeve kompetente të BFI-së, kur keqpërdor pozitën në dëm të interesave të BFI-së”.
Vendimi për shkarkimin e Rexhepit vjen pas një sërë veprimesh nga ai, që kanë nxitur reagime në opinionin e gjerë, përfshirë edhe për aktin personal të martesës me vajzën 50 vite më të re.