Albspirit

Media/News/Publishing

Besnik VELAJ: Jeta e Plakut të Urtë të Vlorës

 

Ismail Bej Qemal Vlora ka lindur më 24.01.1844 dhe ka vdekur më 26.01.1919 në Peruxhia të Italisë, i helmuar me fosfor të lëngshëm nga Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm italian. Prindërit kanë qenë: Babai, Mahmut Bej Vlora (1814~1866) me kulturë të gjerë perëndimore. Është interesante të theksojmë se fjala ‘Mahmut’ përdorej në Turqi për personalitetet që nuk ndryshonin fenë nga katolik në muslyman. Mahmuti i parë është babai i Sinan Pashë Vlorës që ktheu mbiemrin nga Komneni në Vlora, pra nga dera perandorake e Komnenëve që sunduan Perandorinë Bizantine ishte e një fisi me Ismail Bej Qemal Vlorën.

Nëna e tij ishte Hedie Hanëmi, e bija e Tahir Bej Vlorës, IsmailQemali mori emrin e gjyshit, ishte djali i madh dhe kishte vëlla Sulejmanin dhe motër Ballkizin… që vdiqën i pari 3 vjeç dhe e dyta 12 vjeç. Studimet i kreu në gjimnazin ‘Zosimea’ të Janinës, në vitin 1866 u vendos në Stamboll e filloi punën në Ministrine e Jashtme, në zyrën e përkthimeve sepse ishte njohës i shumë gjuhëve aziatike dhe evropiane. Gjatë punës mbaroi edhe degën e jurispudencës që e ndihmoi të vihej Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashme. Aftësitë e larta diplomatike e bënë këshilltarin e parë të Sulltanit deri në vitin 1900 që u arratis.

Në krijimin e familjes me gruan parë nga Konica, e pati fatin të keq, mbasi ajo i vdiq bashkë me vajzën bebe. Me gruan e dytë (1867), me origjinë greke (Kleaniki Sumeli) pati lumturi, rriti dhe edukoi 6 djem e 3 vajza, të cilët iu bënë bashkëpuntorë e shokë besnikë. Nuk iu ndan të atit të tyre si në kohë të mira dhe në kushte të vështira të shpëtimit të Adheut dhe të mbrojtjes së lirisë së fituar. Asnjeri prej tyre në jetë nuk përfitoi të mira matriale, ata gjithmonë qenë dhe u ndanë nga jeta pa pasuri, por shqiptarë krenarë. Prandaj dhe i ati në vitin 1914 u thotë: “Djemtë e mi! Nuk bëra pasuri t’ia lija trashëgimi Shqipërisë. Po ju le një Atdhe~amanet, Lamtumirë”!

Gjatë kohës që jetonte në vendet evropiane Ismail Bej Qemal Vlora financohej nga patriotët shqiptarë dhe sidomos nga miku i ngushtë e bashkëfshatari i tij Elmaz Xhafer Mustafaraj, gjyshi i inxhinier Frederik Mustafaraj, që ka projektuar e bashkëndërtuar me shumë inxhinierë të tjerë për 40 vjet hidroçentralet madhështore të Shqipërisë.

 

Paraardhësit dhe pasardhësit e mëvonshëm

 

Shoqata Atdhetare-Kulturore ‘Kanina’, ashtu siç e ka njohur komunitetin kaniniot e më gjerë me paraardhësit e Ismail Bej Qemal Vlorës, e ka njohur dhe me pasardhësit. E kanë bërë këtë vepër atdhetare se ashtu siç përgatitën parardhësit Ismail Qemal Vlorën, ashtu përgatiti dhe ai gjashtë djemtë e vajzat e tij, duke bërë kujdes të veçantë që të bëheshin të ditur dhe të ishin patriotë të palodhur. Ja ç’na thotë Sezai Osmani: “Paraardhësit i dhanë Ismail Bej Qemal Vlorës edukatën, kulturën dhe atdhedashurinë që do ta karakterizonte të gjithë jetën”! Po t’u referohemi studiuesve dhe vetë Ismail Bej Qemal Vlorës, i pari i tij ishte Sinan Pash Vlora, një nga tre vezirët më të mëdhenj, më të spikatur në Perandorinë Osmane (bashkë me Feratin dhe Kuprilin) që e ngritën Turqinë në majën e famës ushtarake, ishte dhëndërr i Sulltanit. Ai ishte një admiral i flotës turke, u vra gjatë përleshjes me anijet napolitane e raguziane në Gjirin e Vlorës. U varros në Kaninë më 25.05.1503 në tyrben e posaçme në avllinë e Teqesë së Kaninës, një nga më të mëdhat e Ballkanit, ku u varrosën dhe pasardhësit e tjerë të familjes Vlora, që u shquan si qeveritarë të zot, përparimtarë, ushtarakë, dijetarë etj… duke lënë gjurmë të mira në historinë e Kaninës dhe mbarë Labërisë për Shqipërinë.

Ali Bej Vlora. Komandant i zoti, u vra në betejën detare më 1571. Ismail Pash Vlora dhe Ibrahim Vlora, i pari trim, shquhej si përparimtar dhe u vra me ferman të Sulltanit. I dyti ishte drejtues i rrethit të Vlorës, personalitet shumë i çiltër, i ndershëm, i moralshëm, i urtë e shumë i mençur, i ditur fare por pa shpirt luftarak. E mbyti Ali Pashë Tepelena më 1819, pashai dinak dhe i egër që nënshtroi familjen fisnike.

Ismail Vlora (1778~1829), Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Beratit, beu i fuqishëm vlonjat e vrau Mehmet Pasha në Kalanë e Janinës, në befasi. Për këtë ngjarje popullore në Maj 1829 u thurrën vargjet e këngës:

“Qaj moj Vlorë e moj Kaninë

Ismaili shkoi në Janinë

Ismaili u ngjitë në shkallë

Dy kobure pas ja dhanë”.

Mahmut bej Vlora (1814~1866), pas vrasjes së të atit, IsmailVlorës, u interrnua në Kalanë e Gjirokastrës dhe më 1831 u lirua. Bashkë me udhëheqesin popullor Zenel Hito Gjoleka, Rrapo Hekali ishte dhe Mahmut Bej Vlora, kundër reformave të Tanzimatit. U kap dhe internua në Konjë të Azisë. Më vonë u lirua dhe tregoi veten strateg të fuqishëm në marrjen e Kalasë së Mecovës. Për trimërinë e tregur iu dha shpata e nderit, vdiq në Stamboll më 1866. Mustafa Pashë Vlora dhe Ferit Pashë Vlora, i pari(1824~1885), organizator dhe një nga udhëheqësit kryesor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. U internua nga Porta e Lartë. Ishte xhaxhai i Ismail Bej Qemal Vlorës. I dyti (1859~1914), nga 1902 deri më 1908 ishte kryrministër i Turqisë. Ishte shumë filoturk, nuk kishte gjak shqiptari.
Siç dihet Ismail Qemali ka pasur dhe 6 djem dhe 3 vajza dhe bashkëpuntorët e tij shqiptarë. Nga këta Ahmeti vdiq 22 vjeç, nuk ka fotografi, ndërsa Mahmut Bej Vlora (06.09.1871) vdiq në Vlorë më 20.02.1920, ishte jurist përparimtar, burgoset për 7 vjet në burg të nëndheshëm ku sëmuret rëndë. La 3 fëmijë, Aleksandrin dhe 2 vajza. Aleksandri la Nedim Vlorën që është rektor i Universitetit të Barit dhe ka ardhur disa herë në Vlorë.

Tahir Bej Vlora dhe Ibrahim Bej Vlora, i pari mori emrin e gjyshit nga nëna, oficer i lartë i marinës, e dërgoi sulltani në Londër për t’i mbushur mendjen IsmailQemalit të kthehej në Turqi. I tha të atit të qëndrojë me të dhe ai i tha: “Jo se shqiptarët nuk të hanë në besë, prandaj u kthye në Turqi dhe vuajti dënimin si vëllai i madh, Mahmuti. E vranë në Francë më 10.06.1903. Nuk kishte fëmijë, ndërsa Ibrahim Etem Vlora (1885~1937) ishte kapiten, e shoqëroi Ismail Qemalin kudo që shkonte bashkë me Luigj Gurakuqin. Punoi në veri për njohjen e qeverisë së Ismail Qemalit. Nuk i është ndarë të atit deri në çastin e vdekjes. Vdiq në Tiranë më 7 maj 1937. Ishte një figurë patriote, i urtë, i matur, i ndershëm. Nuk la fëmijë.

Qazim Bej Vlora dhe Qamil Bej Vlora, i pari lindi në Stamboll më 1893 dhe vdiq në Strugë më 1953. I qëndroi pranë Ismail Qemalit kudo që ai shkonte. Nuk la fëmijë, kurse Qamil Bej Vlora lindi 1895 në Stamboll dhe vdiq në Tiranë më 1950. Djali më i vogël ishte erudit, njohës i dhjetë gjuhëve të huaja dhe me kulturë të gjerë perëndimore. Ish sekretar i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kundërshtar i Mbretit Zog dhe antikomunist. Vdiq nga turbekolozi që mori nga 2 vjetët e burgut që bëri par armëmbajtje pa leje.Vdiq më 15.12.1950 në Tiranë. La dy djem, Ismailin dhe Xhevdetin. Më tutje Sezai Osmani dhe historiani Nevrus Bajrami na shpegojnë se Ismail Bej Qemali kishte dhe 3 vajza: Mevdet, Alije dhe Ylvie Vlora.

E para Mevdet lindi në Stamboll më 1873 dhe vdiq më 1954 në Tiranë. U martua me kapitetin turk me origjinë nga Bagdati, në Shqipëri jetoi me pensionin e lidhur nga Shqipëria si vajza e Ismail Qemalit. Kishte 3 fëmijë: Mustafa, Ballkiz dhe Hatixhe Mustafai. Mustafai ka vdekur para viteve 1940, Ballkizi më 1879 në Kolumbi dhe Hatixheja në vitin 1990 në Ankara.

E dyta Alije Vlora (Tiranë 1955) u martua me konsullin osman Mehmet Koxhameni, kishte 3 vajza (Rana,Sania dhe Mihria). Rana ka vdekur në moshë të re para viteve 1930. Sania ka vdekur në Gjermani më 1984, Mihria ka vdekur në Tiranë më 1984. Vajza e tretë Ylvie Vlora u martua me gjeneralin turk Ahmet Hamdi Zarshati që kishte mbaruar akademine në Posdam të Gjermanisë. Kishte 3 fëmijë: Sinan Zarshati ka vdekur në Tiranë më 1965, Adnan Zarshati ka vdekur në Tiranë në vitin 1996 dhe Suzana Zarshati ka vdekur në Tiranë më 1991.

 

Kufijtë pamatë të dhimbjesë njerëzore

 

Në vazhdën e aktivitetit patriotik në shërbim të çëshjes shqiptare, Ismail Qemali u detyrua të shkonte në Itali, të ndërmerrte një udhëtim për në Romë. Ja ç’shkruan Mihal Grameno në gazetën “Koha” më 12 dhjetor 1918: “Udhëtimi i Ismail Qemalit në Romë na gëzon shumë, pasi atje, ai do të ketë mundësi t’i parashtrojë qeverisë italiane dëshirat e kombit shqiptar dhe ta largoj synimin e Romës për një protektorat italian mbi Shqipërinë dhe ta bind që Italia të përkrah te drejtat e shqiptarëve duke e siguruar atë se kombi shqiptar do t’i jetë asaj mirënjohës për jetë”.

Në Romë, Ismail Qemali nuk arriti kurrë. Kur hyri në Itali, Roma e njoftoi të qëndronte në qytetin Peruxhia e të priste përgjigjen e kërkesës së tij. Ai fjeti në hotelin ‘Brufani’. Me këtë rast Mihal Grameno njoftonte, më 15 Janar 1919, se Ismail Qemali në një letër drejtuar krerëve të ‘Partisë politike’, u thoshte ndër të tjera: “Lërini të tjerët me ëndrrat e tyre që të punojnë ashtu siç u pëlqen, për mbrotjen e Shqipërisë dhe patriotët e vërtetë duhet sot të mos humbasin asnjë sekondë për shpëtimin e të dashurës Shqipëri se koha është shumë kritike”.

Qartësia diplomatike e Ismail Qemalit detyroi krerët e fedaratës ‘Vatra’ të hiqnin dorë nga kritikat e ashpra që kishin zhvilluar deri atëhere kundër Plaku të Vlorës dhe të pranonin se vetëm ai po ua rrokulliste ‘planet e bukura’ miqve të Italisë. Nga Peruxhia ai i nisi një letër më 15 Janar 1919 Kryeministrit Italian Orlando, të cilin e njoftonte se priste me padurim takimin me të, e lajmëronte se kishte parapërgatitur një punim, për ta paraqitur në Konferencën e Paqes në Paris, në emër të shqiptarëve të Amerikës. Punimin ia dorëzoi prefektit të Peruxhias për t’ia përcjellë Romës. Sipas Renzo Falaskit (bashkëshorti i Nermin Falaskit), letra arriti në Romë pas tri ditësh, mbrëmjen e 18 Janarit dhe në kancelarinë e Kryeministrit mbërritja u regjistrua më 19 Janar. Po atë ditë Kryeministri Orlando s’bashku me ministrin e Jashtëm Sonino u nisën për të marr pjesë në Konferencën e Paqesë në Paris. Njëri nga djemtë e Ismail Qemalit ka deklaruar në ato ditë se qëndrimi i Romës e dëshpëroi shumë babanë e tyre. Për të mos e lënë në harresë misionin e tij, Ismail Qemali ftoi në 23 Janar 1919 në hotelin ‘Brufani’, ku kishte ndenjur bashkë me të dy djemtë dhe Luigj Gurakuqin, korrespodentët e disa gazetave italiane që ndodheshin në Peruxhia. Sipas të birit, Et’hemit, kur Ismail Qemali, pasi kishte ngrënë drekë doli para 100 gazetarëve dhe reporterëve që po e prisnin, sapo filloi të fliste u zverdh dhe filloi të dridhej e të belbëzonte. Sipas Ali Asllanit, kryetar i Bashkisë së Vlorës, “i biri i tij Et’hemi i kishte thënë se Ismail Qemali kërkoi ta shoqëronin në tualet”. Atje e mbyti shkuma dhe të vjellat… Pas tri ditësh sëmundje ai vdiq më 26 Janar1919”.

Pabesitë e kundërshtarëve të vjetër

 

Ismail Bej Qemal Vlora përfaqësonte denjësisht një familje të madhe dhe të lashtë nga Vlora. Ishte patriot i flaktë, mik i Italisë, i frymëzuar nga parimet e lirisë dhe drejtësisë, shihej me sy të keq nga qeveria turke, e cila e kishte dënuar dhe e kishte detyruar të kërkonte shpëtim në mërgim. Para se të ndërronte jetë ishte 75 vjeç, ruante mendimin e kthjellët dhe fuqinë trupore, i palodhur në punë, sikur ishte i ri dhe i përzemërt me të gjithë.

Sipas të dhënave historike Shqipërisë nuk i kanë munguar as burrat e shquar dhe as tradhtarët, brenda shtëpisë. Që nga kohët e vjetra princerit luftonin njeri-tjetrin, deri tek betejat e gjakut të derdhur për të fituar ‘kurorën’. Për këtë do të duhej një studim i gjatë, ja lëmë një rasti tjetër për të shkruar. Ismail Qemali i takon kohës që po flasim. Ai e kishte kushëri Esat Pash Toptanin, kishte xhaxha Ferit Pash Vlorën dhe Syrja Bej Vlorën dhe të 3 i kishte kundërshtarë politikë… Borën e bardhë të majës më të lartë të politikës e duan të gjithë për pastertinë e saj,e duan por se arrijnë dot, Ismail Bej Qemal Vlora i kishte arritur ato maja të politikës, i kish ngjitur jo për interesin e tij, por për interesatë e atdheut të tij, Shqipërisë.

Sipas gazetës ‘L’Unione Liberale; në këtë variant, Plakun e Vlorës e kishin helmuar. Këtë e shpalli publikisht Skënder Luarasi në biografinë që ai botoi për Ismail Qemalin më 1962. Ja ç’shkruan Skënder Luarasi: “Kur IsmailQemali mori vesh se Kryeministri Italian u largua për në Paris pa iu përgjigjur fare kërkesës së tij, u revoltua jashtë mase. ‘Më prenë në besë’, paskësh thënë plaku i prekur thellë në sedrën e ve”. Megjithatë, vazhdon Skënder Luarasi, shkaku i vërtet i vdekjes duhet të ketë qenë një dozë helmi e dhënë nga një dorë e fshehtë para konferencës së shtypit.

Mirpo Renzo Falaski, i shoqi i Nermin Vlora Falaskit mendon ndryshe. Në jetëshkrimin që ai ka hartuar për Ismail Qemalin, si shtojcë për vëllimin e kujtimeve që kemi në dorë, e ka diktuar vet Plaku i Vlorës, ai pranon se shaku i vdekjes së Ismail Qemalit ishte një hemoragji cerbrale e shkaktuar nga një vrull i furishëm zemërimi, i krijuar nga njohja e papritur e një lajmi, që kishte qënë viktimë e mashtrimit të rëndë. Mbetet të zbulohet-vazhdon ai -se cili ishte shkaku i emocionit që e shprtheu zëmërimin e tij e që kishte lidhje me thirrjen përbuzëse për “njerëzit e pabesë”. Por-vazhdon Renzo Falaski-rrethanat e përjashtojnë që Ismail Qemali t’i drejtohej për pabesi Orlandos. Sipas tij,mungesa e përgjigjes nga Orlando nuk mund të ishte arsyea e zëmërimit të Plakut të Vlorës, mbasi dihej se ai do të shkonte në Konferencën e Paqes në Paris. Më tutje Renzo Falaski shton, se dhe ministri i Jashtëm Italian, Sorinino, nuk kishte mundësi t’i përgjigjej, pasi dhe ai nis për në Paris. Me këtë rast, ai supozon se revoltimi mund të jetë shkatuar, nga që Ismail Qemali mund ta ketë zbuluar këtë pabesi të re po nga ata kundërshtarë të vjetër, gjë që zemra e tij fisnike të mos e ketë përballuar dot.

 

Prehja e shënjëtorit të kombit në tokën amë

 

Udhëtimi e arkivolit me eshtrat Ismail Bej Qemal Vlorës për t’i bërë nderimet madhështore në Shqipëri u bë më 10 Shkurt 1919 me luftanijen italiane ‘Alpino’, e cila e solli në Skelë trupin e pa jetë të njeriut të madh (Frederik Stamati, Ariola Prifti).

-Varri i parë, paria vendosi që Ismail Qemali të varrosej në Kaninë, në varrezën familjare të familjes Vlora, ‘m.q.s nuk kishte mundësi urbanistike”… gjithçka e pengonin autoritetet italiane që e kishin Vlorën të pushtuar. Ata ia kishin frikën rebelimit të popullit dhe urdhruan të mos përdorej asnjë flamur shqiptar. Populli u poshtërua në ndjenjat e tij. Këshilli bashkiak këmbënguli në përdorimin simbolit kombëtar shqiptar që ishte Flamuri Kuq e Zi. Pushtuesit u detyruan nga ultimatumi atëdhetar i kuptuar në heshtje dhe lejoi që arkivoli të mbulohej me flamurin Kuq e Zi. Në se flamuri është një symbol kombëtar, atëhere i gjithë kombi nderohet për njeriun që e ngriti kombin në përjetësi. Këtë flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesë në mars të vitit 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë. Në ditët e zisë kombëtare flamurin e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Et’hem Bej Vlora. Gjatë cermonisë më 12 Shkurt 1919 u mbajtën 2 fjalime nga Jani Minga dhe Qazim Kokoshi, mbas heshtjes u ekzekutua dhe hymni mbretëror italian. Në ora 10 kortezhi u nis për në Kaninë. Anash karrocës me 6 kuaj që tërhiqte arkovolin e Ismail Qemalit ecnin ngadalë në 2 rreshta ushtarët,banda ekzekutonte melodinë e përmortshme ‘Jone’ të kompozitorit italian Petrella. Para kortezhit prinin 12 kurora me lule që mbaheshin nga ‘Djelmoshat e Vlorës’ dhe gazeta ‘Kuvendi’, pas tyre vinte ‘Shoqëria Djaloshare’. Mbas bandës ushtarake ishin në shoqërim ushtarët e regjimentit 86 dhe reparti i mitralierëve italianë. Tërë kortezhin e dominonte arkivoli me Flamurin Kuqë e Zi, grupi i hoxhallarëve dhe djemtë e Ismail Qemalit, gjenarali Settimo Piacentini, kundëradmirali Lrubetti, autoritetet ushtarake dhe civile të krahinës, paria e qytetit dhe e qarkut, nxënësit e shkollave dhe në fund fare ushtarët e kavalerisë. Përpara varrimit flamurin e muarën djemtë e Ismail Qemalit, ky flamur u përdor përsëri në rivarrimin e tij në “Sheshin e Flamurit” më 28 Nëndor 1932.

-Varri i dytë, çështja e varrit të Ismail Qemalit mbeti për më tepër se një 10 vjeçar në heshtje. Zyrtarisht nismën e mori mbreti Zog i cili urdhëroi qeverinë e Tiranës ta rivarroste atë më 28 Nëndor 1932 me rastin e 20 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Varri i ri u caktua aty ku Ismail Qemali kish ngritur për herë të parë Flamurin Kuq e Zi me Shkabën 2 Krenore më 28 Nëndor 1912, tek Sheshi i Flamurit. Cermoninë do ta organizonte prefekti i Vlorës Abedin Nepravishta. Sipas gazetës’ Besa’, të nesërmen e cermonisë u pa më mirë ndriçimi i madhështisë së shpërnguljes së eshtrave të Ismail Qemalit nga Kanina në Vlorë. Atë vit Vlora ishte zbukuruar ngado e kudo me flamujtë kombëtarë, motivi i parë, ishte të nderonte Ismail Qemalin, motivi i dytë, se emri tij është i lidhur sa askush tjetër me Shpalljen e Pavaresisë Kombëtare. Sipas gazetës ‘Besa’ autoritetet qeveritare zunë vend në tribunën e ngritur në Sheshin e Flamurit, pati brohoritje të shumta nga populli. Pas fjalës së rastit nga prefekti, egzekutimit të himnit kombëtar nga banda muzikore, autoritetet shtetërore, bashkë me nxënësit e shkollave dhe me qindra qytetarë u nisën drejt Kaninës.

Kur kortezhi arriti në Kaninë, u hap varri dhe trupi pjesërisht i tretur, u rivendos në arkivol të posaçëm. Biri i Ismail Qemalit, Et’hem Vlora i dorëzoi prefektit të qytetit flamurin që kishte shpalosur Ismail Qemali më 28 Nëndor 1912, për t’ia dhuruar Ministrisë së Arsimit, e cila do ta vendoste në Muzeun Kombëtar. Arkivoli i shoqëruar nga shumë njerëz, 40 kurora të dërguara nga mbreti Zog, qeveria, Parlamenti, prefektura,nga bsshkitë, trupat konsullore, mori rrugën për në Vlorë. Gjatë rrugës për në Vlorë, kortezhin e paraprinte banda muzikore që egzekutonte marshe funebër. Ja si na informon më tutje gazeta ‘Besa’: “Kur kortezhi arriti para ndërtesës së Teatrit të Qytetit,trupat paraushtarake të Vlorës e pritën me nderime dhe pastaj duke u bashkuar edhe këta me popullsinë e shumtë që ishte mbledhur aty, morën drejtimin për në lulishten e qytetit ku ishte përgatitur varri dhe përmendorja e veteranit, e cila e përfytyronte ushtarin e panjohur të kombit tonë si mbrojtës të flamurit”.

I dërguari i posaçëm i mbretit, gjenerali Leon de Ghilardi, zbuloi monomentin e luftëtarit mbuluar me një napë. Monomentin e kishte realizuar skulptori Odise Paskali. Është ai që duket dhe sot, luftëtari, përfaqesuesi i çetave patriotike të Rilindjes Kombëtare, në një dorë flamurin dhe në tjetrën pushkën. Mesazhi i skulptorit ishte se luftëtari në atë qëndrim krenar përfaqësonte brezat shqiptarë, të cilët e sigurojnë Plakun e Vlorës të prehet i qetë, ata janë të vendosur ta mbrojnë me armë veprën e tij madhore-Flamurin Kuq e Zi me Shkabën Dy Krenore të Shqipërisë.

Gjeneral Ghilardi tha: “Sot, kur populli shqptar i përfaqësuar nga të gjitha anët e Atdheut tonë, është mbledhur në këtë qytet historik përpara varrit të Ismail Qemalit, patriotit të shquar të historisë sonë bashkëkohore, në emër të Lartmadhërisë së Tij, Mbretit vij për të shfaqur ndjenjat e mirenjohjes për veprën patriotike e madhështore që tash 20 vjet më parë Ismail Qemali, i rrethuar prej shumë patriotëve shqiptarë, kreu duke ngritur në këtë qytet shenjën e lirisë dhe të pavaresisë së Atdheut tonë, flamurin e bekuar me të cilin këputi hekurat e robërisë…”.

Më pas u krye cermonia e varrimit, mbi varr u vendosën të gjitha kurorat e luleve të ardhura nga e gjithë Shqipëria. Ja ç’tha ministri i Arsimit Hil Mosi, i cili në rininë e tij i kish qëndruar afër Ismail Qemalit: “Vëllezër shqiptarë. Sot mbushen plot 20 vjet që kurse Ismail Qemali, një nga bijtë më të çmuar të kësaj Vlorë trime, mu këtu në këtë shesh shpalli vetësundimin e Shqipërisë dhe valëviti në ajrin e lirë Flamurin tonë të shenjtë kombëtar. Me këtë vepër, Shqipëria, e cila për mëse 4 shekuj kishte lënguar nën zgjedhën e huaj, në mes të zjarrit të luftës ballkanike, nën udhëheqjen e një plaku, i cili për s’afërmi i kishte ndjekur lëvizjet kombëtare të rilindjes, qysh më 28 Nëndor 1912 e shpall si shtet të lirë e të pavarur… këtë shtatore, që hijeshon varrin e Ismail Qemali e që simbolizon flamurin kombëtar,si dhe ata luftëtarë që ranë theror për nder të tij, e deklarojmë MONOMENT KOMBËTAR, edhe mirembajtjen e ruajtjen e saj ia ngarkojmë prefektit të Vlorës si kryetar i këshillit arsimor”.

Pas Hil Mosit, foli kryetari i Parlamentit Eshref Frashëri dhe Prefekti i Vlorës Abedin Nepravishta, i cili lexoi mesazhin e mbretit Zog: “Me kënaqësinë më të madhe marr pjesë në gëzimin e popullit të Vlorës, në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë. Sakrificat që ka bërë populli i Vlorës, për pavarësinë dhe për mbrojtjen e Atdheut, janë fakte patriotizmi të paharrueshme. Siguroni popullin kreshnik të Vlorës se bashkë me patriotin e madh të Kombit tonë, Ismail Qemalin,të gjithë dëshmorët janë gjallë në shpirtin tim”. Ditën e rivarrimit të Ismail Qemalit, djaloshi i ri nga Dhërmiu i Himarës labe, Petro Marko, recitoi një sonetë prej 14 vargjesh kushtuar patriotit të madh:

“FATOS, burimi që çele, po shtohet,

Dhe nuk do shteroj jo, botat’humbasë!

Sa zëri i qiellit~fundi!~të bërtasë

-Drita e diellit mbi dhe të pushohet!-

Vepra e jote, përdita ndriçohet!

Po ti o Burrë, na ike pa gas,

Na le përjetë, po ti le pas

Lirinë, Lirinë që Kombi lëvdohet.

Heshtur ti prehesh në varr,

Dhe shqipja e lirë fluturon si e marrë,

Vërtitet nga brigjet në fush’e në mal,

Zemrat shqiptare përvëlohen si zjarr!

Po digjet dhe Vlora, djepi ku u shpall

Idea jot’eshte e shenjt’ o IsmailQemal!

 

Kanina e Lashtësisë

 

Me këtë epilog duam që Kaninën ta respektojnë të gjithë, e para, si vend lindja e Ismail Qemalit, e dyta, të respektohet nga të gjitha institucionet vertikale dhe horizontale varri i parë i Plakut të Urtë të Vlorës dhe për çdo 28 Nëndor 1912 kortezhi i kryesuar nga autoritetet shtetërore, përfaqësuesit e ndryshme të qytetit të bëjnë një pelegrinazh drejt Kaninës, e treta, varri i parë i Ismail Bej Qemalit të Kaninës dhe i shqiptarëve është në unitet me lapidarin e Skënderbeut, simbol i Besëlidhjes së Lezhës për alencën midis Gjergj Arianitit (jugu i Shqipërisë) dhe Skënderbeut (veriu i Shqipërisë).
Varri i Ismail Qemalit tek ‘Milet Baçeja’ në Vlorë, nderohet çdo vit me tufa lulesh nga qeveritarë, qytetarë, të rinj e të reja, bashkëatdhetarët e tij 2 herë në vit-jo vetëm në ditëlindjen e tij, por dhe në ditën e veprës së tij historike, duke u përulur para varrit të tij.

Pavarsishtë nga sistemet e qeverisjeve, më 1972 u ngrit në Sheshin e Flamurit në Vlorë, një tjetër monument kombëtar, Monumenti i Pavarësisë, vepër e vyer e një arti bashkëkohor, vepër e përbashkët e skulptoreve Kristaq Rama,Mumtaz Dhrami e Shaban Hadëri, në qrndër të së cilës qëndron Ismail Qemali në unitet dhe harmoni me burrat e mbëdhenj të Rilindjes Kombëtare.
Realitetet këto 20 vjet demokraci janë të kunderta. Ditëlindjen dhe ditën e vdekjes së Ismail Qemalit e ka festuar vetëm Kanina e Lashtësisë, Kanina e të gjithë kaniniotëve. Nuk kemi digjuar të vinë për këtë ditëlindje, ditë vdekje të mëdha të këtij burri me vlera shumëdimensionale politiko-atëdhetare as nga Presidenca, Kryeministria, Prefektura dhe Bashkia e Vlorës. Nuk kemi digjuar të marre pjesë as ishKryetari i Komunës Qendër Fredo Berberi, në fillim antar i PBDNJ, PD, i cili me sa na kanë informuar, se ç’ka shkelur 3 a 4 herë, që nga ‘kapja e karrikes” për 2 mandate, me ndihmën e segmenteve progreke të pushtetarve vertikalë dhe horizontalë, në Komunën e Qendrës nuk ka ortodoksë… otat e tij janë sa për një kryeplak në Nartë, në gjuhën shqipe do të thotë e “Artë”.
Ditëlindja dhe vdekja e Ismail Qemalit është e rëndësishme sa dhe 28 Nëndori i 1912, dita e ngritjes së Flamurit Kuq e Zi, tani po tash kur Kosova fitoi Pavarsinë, tani po tash që u antarësuam në NATO dhe do të hyjmë në BE… A nuk mund të organizohej deri tani në Tiranë, Vlorë nga Akademia e Shkencave sesione shkencore, në të gjitha bashkitë e Republikës së Shqipërisë, simpoziume apo mediat dhe RTVSH, për të kujtuar ditëlindjen dhe vdekjen e IsmailQemalit? Deri tani 2 partite më të mëdha (PD+PS), Presidenti, Kryeministri belbëzojnë ‘flatra të fluturta fjalësh’ pa theksin e Ismail Qemalit!?

Shoqata Atdhetare~Kulturore ‘Kanina’ e ka mbushur këtë boshllëk të dhimbshëm, i ka bërë nderin që i takon për Ismail Qemalin, 100 partite politike të Ramiz Alisë e kanë lyer shpirtin dhe cipën kombëtare me katran të zi, deri sa vështrojnë me indiferentizëm varrin e parë në Kaninë të mbillej me qepë, portretin e tij të çahej me thika nga bandat e tregishtorve më 1997 dhe tek varri Monumental në Vlorë t’i shkuleshin gërmat e emrit të lavdishëm të tij.

Festave kombëtare tani u ka rënë dinjiteti i ndereve zyrtare që duhet t’u bëjmë, në Sheshin e Flamurit festimet zgjasin vetëm 15 minuta, sipas vullnetit progrek të qeveritarëve vertikalë dhe vendorë. Kanë munguar deri lulet e fresketa, koncertet e vërteta për të festuar me gëzim-hare-kënaqësi, me argëtim festën e madhe kombëtare të të gjithë shqiptarëve apo të Ismail Qemalit, plus shqiptarët e trojeve etnike në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, shqiptarëy kudo në botë, me Skënderben, bekuar nga Nënë Tereza dhe me ëndërr të kthjelltë, Çamërinë. Pas 15 minutash,VIP-t e Rripat kanë nxituar të shqyejnë mishra si uqër, ngrënë e pirë raki-xhin nëpër dreka e darka. A mund të jetë kjo Festa Kombëtare kur qeveritarët vertikale-horizontale të ngrenë Flamurin kuq e Zi një herë në 5 vjet… larg qoftë sikur të vdes më 28 Nëndor 29 Nëndor, ai që e sajoi këtë farsë?

Çdo vlonjat, shqiptar i Shqipërisë Etnike dhe Natyrale, më tutje duhet të bindet që festat Kombëtare, ngritja e Flamurit Kombëtar, të mos jenë monopol i partive, kjo është një angari nga e cila duhet të lirohemi.

Më shumë për këtë janë mërzitur vlonjatët, shqiptarët e Kosovës, shtet i pavarur, të ftuarit e shumtë, të rriturit në Sheshin e Flamurit. Është një e vërtet e pjesshme se për 15 minuta vlonjatët patën pak më shumë drita në shtëpit e tyre për të parë më mirë njeri tjetrin në pasqyrë, por do të shikohen më shumë e do të ç’mallen më mirë kur të kenë drita 24 orë, ujë 24 orë, çmime të ulta të ushqimeve të shportës. Në çdo vit për 15 minuta vlonjati është gënjyer se do t’i kish me bollëk dritat, ujët, ushqime me rastin e Festave Kombëtare. Dhe shpërblimi nuk mungon. Qeveritarët-qeverisjet për 20 vjet,kanë si dhuratë zhurmën e kërcitjeve të thata të duarve që duartrokasin, ftotësinë e njerëzve dhe gjuhën nga prapa.

Vlonjatët,dhe gjithë shqiptarët kanë harruar, mbase kujtohen në përvjetorin e radhës së Pavarsisë për traditën, se si festohen Festat Kombëtare në dobi të shpirtit, Shqipërisë Etnike, por sot-po sot të paktën s’duan të hedhin parrulla për ata me mjekërr, 2 metroshët, burrin blu-ble-e-eeetë, por duan të protestojnë e hedhur parulla për drita, punë e bukë jashtë protokollit zyrtar të(Par)(ti)ve e partiçkave. Urojmë për më tutje që të hidhen më shumë fishekzjarrë më 28-29 Nëntor dhe kujdes mos digjen se s’kemi as ujë të kripur politik nga “shitja e 24 kilometra katërorë det fqinjëve të shpartalluar helenë”.

Urojmë të ketë më shumë dasma, që festat e Pavarësisë të mos zgjasin 15 minuta, vetëm 15 minuta, që shqiptarët nga Kosova të mos ikin pa e parë Flamurin të ngrihet. I duam Festat Kombëtare të ngjajnë si gjithë festat e tjera të botës, si një detyrim jo partiak, ndjesi për burrat më të mëdhenj të Kombit Shqiptar, Ismail Qemali në ballë, që e kuptuan atëherë-mos ta harrojmë sot, si Ibrahim Rugova sot, se të festosh për Shqipërinë Etnike nuk është angari, por detyrim kushtetues!
Ismail Qemali duhet lexuar e vlerësuar si histori e madhe me gërma të arta mijëvjeçare e një peme gjeanologjike familjare që është në të vërtetë: -Historia e Shqipërisë, Perandorisë Bizantine, Ballkanit dhe Turqisë të mijëvjeçarit të fundit!

Po të prishet Kanina e Gjergj Golemit, Komnenëve, Rugjina Balshës, Donikës së Skënderbeut, Vrana Kontit, Ismail Qemal Vlorës, Vlora s’e ndërton dot madhështinë shpirtërore kombëtare, ndërkombëtare të saj, kurse Kanina me gjakë blu mbretërish (si gjithë Labëria) e ndërton Vlorën.

Please follow and like us: