Fate Velaj: 6 vjet më parë kur nderohesha nga Bashkia Cleveland, SHBA
Si sot, 6 vite më parë, Franklin Jackson, kryetari i Bashkisë Cleveland, OHIO-USA dhe Kevin Kelley, Kryetari i Këshillit Bashkiak, do më dorëzonin “Resolution of Welcome and Recognition” me këtë motivacion:
“…këshilli bashkiak i Cleveland është krenar t’i thotë Fate Velaj mirëseerdhe në Cleveland dhe t’i shprehë atij mirënjohjen për angazhimin e tij gjatë gjithë aktivitetit të tij si urë lidhës midis popujve.
Gjatë qëndrimit tim në OHIP, mu rezervua dhe një takim me senatorin Sherrod Brown, kryetar i komisionit të thesarit të cilit i dorëzova dhe një letër të KM Edi Rama si dhe hapa expon time fotografike me titull “Shqipëria – e parë ndryshe”.
Më poshtë fjala ime falenderuese:
Unë nuk e di se kur ka ardhur shqiptari i parë këtu në Cleveland, por unë di se aty nga vitet 1876, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkelte i pari shqiptar dhe, nga thellësia e bindjes sime të plotë them se ai, do të ketë shkelur me këmbën e mbarë dhe dorën në zemër këtu tek ju, në tokën e premtuar.
unë do doja me gjithë shpirt ta besoja se ai mund të ketë qenë një mishërim i të gjitha vetive dhe cilësive më të mira të popullit tim dhe që të ketë ngelur thellë në mendjen e atyre që kane punuar e jetuar me të, por unë nuk mund ta besoj se kanë qenë vetëm cilësitë njerëzore të këtij njeriu apo pasardhësve të tij që bënë atë që presidenti Willson të vendos veton në Konferencën e Paqes në Paris dhe të mos lejoj copëtimin e vendit tim nga fuqitë e mëdha e në këtë mënyrë, të shfaroset nga faqja e dheut një popull dhe një komb që rrënjët e tij i ka shumë e shumë të thella në ndërgjegjen historike të kontinentit dhe mbarë botës. Ishin vlerat themeltare të popullit amerikan ato të lirisë, demokracisë dhe vetvendosjes së vetë popujve për të ardhmen e tyre që e detyruan atë të merrte atë vendim, ishin këto vlera ato që do bënin popullin e madh amerikan t’i gjendej pranë një populli të vogël sic ai imi në gjithë historinë e këtij 100 vjecari të fundit.
Por mbarimi i Luftës së Dytë Botërore do e gjente vendin tim në anën e gabuar të historisë. Populli amerikan e kishte gati të pamundur të hynte në thellësinë e jetës e në këtë mënyrë të ndriconte mendjet e shpirtrat e shqiptarëve. Ishte ‘Zëri i Amerikes’ dera, dritarja e catia e të gjithëve atyre që kërkonin të ndricoheshin derisa si dje, përpara 25 vjetësh, në Berlinin e largët, falë përpjekjeve të pafundme të popullit gjerman e atij amerikan, më në fund, do të rrëzohej muri i Berlinit e kështu, do të përfundonte një nga historitë më obskure të njerëzimit.
Qysh atëhere, mes dy vendeve tona u rikthyhe normaliteti dhe falë ndihmës tuaj, kombi shqiptar do të përjetonte momentet më fatlume të historisë së tij, sic ishte ai i pavarësisë së Kosovës, anëtarësimin në NATO etj.
Të nderuara zonja dhe zotërinj,
Ju keni bërë aq shumë për ne saqë ne nuk do jemi kurrë në gjendje t’iu falenderojmë dhe ndoshta nuk është mirë të them se ju, ndoshta jo të gjithë e dini se ku tamam i bie Shqipëria për të mos thënë se nuk e dini se ku i bie qyteti im Vlora apo Fieri ku, në cdo 4 korrik, në ‘Sheshin Europa“, nën himnin e Amerikës dhe fjalëve ‘God bless America“ ne ngremë flamurin tuaj si një shenjë respekti e dashurie për popullin amerikan, për vlerat themeltare të njerëzimit që ai përfaqëson dhe për të gjithë ato vajza e djem shqiptarë që jetojnë e punojnë këtu, mes jush, e që të cilët janë Shqipëria e vërtetë dhe mishërim i vlerave të saj. Unë jam i lumtur t’iu them juve, miq te nderuar, se vendi im, Shqipëria, është vendi më pro amerikan në botë.
Në fund, më duhet t’iu falenderoj juve, miq të dashur, që vlerësuat kaq lart punën time përmes artit e kulturës për një botë në paqe e tolerancë dhe ju siguroj se do i përkushtohem për sa kohë të jem këtij misioni njerëzor.