Diga “Ataturk” mbi lumin Eufrat, më e madhja e Turqisë dhe Evropës
Diga “Ataturk” e ngritur mbi lumin Eufrat ndërmjet rretheve Adiyaman dhe Sanliurfa filloi të ndërtohet në vitin 1983 dhe u vu në shërbim në vitin 1992. Diga e ndërtuar për energji dhe vaditje është diga e gjashtë më e madhe në botë nga aspekti i vëllimit mbushës me 854,5 milionë metra kub shkëmbinj dhe dhe.
Edhe centrali hidroelektrik është centrali më i madh në botë. Ai ka kapacitetin të përballojë i vetëm 20% të energjisë të prodhuar në centralet hidroelektrike (hidrocentral) në Turqi.
Trupi i kësaj dige gjigande, që është plotësisht vepër e punëtorëve dhe inxhinierëve turq, ka përfunduar për një kohë të shkurtër prej 80 muajsh. Në liqenin artificial prej 817 kilometra katrorësh, që është krijuar me ndërtimin e digës, organizohen festivale ndërkombëtare të sporteve të ujit dhe sportistët garojnë me njëri-tjetrin në kategori të ndryshme si gara me vela, skuba dhe not.
Gjithashtu për transport funksionojnë edhe tragete. Në të njëjtën kohë, liqeni i digës është një burim i rëndësishëm i popullit të rajonit nga aspekti i peshkimit./trt shqip/