“Pfizer” dhe “BioNTech”: Vaksina jonë anti-Covid-19 është 95% efikase
Rezultatet e plota janë më mirë sesa ato të pjesshmet e publikuara javën e kaluar, të cilat treguan më shumë se 90% efektivitet.
Kjo do të thotë që 162 anëtarë të grupit placebo të provës morën COVID-19, krahasuar me vetëm 8 në grupin e vaksinuar.
“Pfizer” do të aplikojë për autorizimin e tregtimit brenda pak ditësh në Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kompanitë në fjalë theksuan gjithashtu se planifikojnë prodhimin e 50 milionë dozave të vaksinës antiCOVID këtë vit dhe 1,3 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.
Please follow and like us: