Albspirit

Media/News/Publishing

UNESCO shpall 18 nëntorin “Dita e arteve islame”

Në deklaratën me shkrim të bërë nga UNESCO thuhet se mbështetur në vendimin e marrë në Konferencën e 40-të të Përgjithshme, 18 Nëntori do të festohet çdo vit si “Dita ndërkombëtare e arteve islame” dhe kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me aspektin artistik të Islamit dhe kontributin e kulturës në civilizim përmes artit islam.

“Dita ndërkombëtare e arteve islame” do të nxisë interesin ndaj artit islam që frymëzon lëvizje të tjera artistike dhe do të inkurajojë afrimin ndërkulturor. Festimi i 18 Nëntorit në të gjithë botën do të kontribuojë gjithashtu edhe në diversitetin kulturor, lirinë e shprehjes, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe komunikimit ndërkulturor”, theksohet në vijim të komunikatës së UNESCO-s.

UNESCO fton të gjithë të kontribuojnë në “Ditën ndërkombëtare të arteve islame”.

Drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s, Audrey Azoulay theksoi se artet islame janë në proces rinovimi dhe ndikojnë të gjitha kulturat në botë.

Duke vënë në dukje se ata shpallën këtë ditë [18 nëntorin] si “Ditën ndërkombëtare të arteve islame” për të festuar këtë trashëgimi të jashtëzakonshme të shtrirë në 14 shekuj, Azoulay vuri në dukje se historia e arteve islame duhet të njihet më mirë./trt shqip/

Please follow and like us: