Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë nga Covid-19 kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej

Ndërron jetë pak ditë pas infektimit me COVID-19 kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, teksa dhe presidenti serb Aleksandar Vucic ka shkruar një mesazh në Instagram, duke njoftuar vdekjen e tij.

Irinej, i cili kishte një influencë të madhe mbi serbët, nuk mundi të mbijetonte pas prekjes nga koronavirusi më 4 nëntor dhe u nda nga jeta në moshën 90-vjecare teksa ndodhej në një spital ushtarak në Beograd.

 Më 1 nëntor, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, udhëhoqi funeralin dhe liturgjinë para varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, e cila u ndoq nga mijëra besimtarë. Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë më 30 tetor për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

 

Në varrim, ku ishte i ekspozuar një arkivol i hapur me trupin e mitropolitit, priftërinjtë, shumica e besimtarëve, si dhe disa politikanë, nuk vunë maska dhe as nuk respektuan distancën fizike.

Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive (NCT) i Malit të Zi dënoi me forcë “shkeljen drastike të masave kundër pandemisë”.

Irinej u zgjodh në postin më të lartë në Kishën Ortodokse Serbe, në janar të vitit 2010.

Please follow and like us: