Java politike në këndvështrimin e dr. Xhoi Jakaj
Rama aktivizon gjithë televizionet dhe opinionistet pro pushtetit të akuzojë Bashën se ka fshehur të vrarët e luftës Basha aktivizon portalet dhe ata të vetët të nxjerrë disa foto me të vdekurit e Covid-19 në morg.
Luftë me të vdekurit dmth, po të gjallët o zotërinj pse i latë në harresë, apo ju mjafton thjesht vota e tyre dhe idealizmi që i shoqëron në mbrojtje të asaj që shpikni çdo javë.
Kryetarët thërrasin ‘fluturoi gomari’, idealistet u shkojnë pas kurrizit fiks si samari. Kali, gomari dhe samari do jetë fushata e këtij viti…
– Ndërkohë BE na ngeli në klasë.
– Ekonomia është në ditët më të zeza ato dy lekë që i ka dhënë Europa për ne kanë shkuar për tendera të dyshimta pa garë, me pak fjalë në drejtim të paditur jo në shërbim të masës.
– Arsimi prej një viti u shkatërrua nga pandemia, ai parauniversitar me orë 30 minutëshe, kurse sistemi universitar online, në të dy rastet dëmi është te kultivimi i dijes që po njeh regres dita- ditës.
– Psikologjia e masës nën thundrën e politikës dhe televizioneve që i shërbejnë njëra-tjetrës dhe asnjëhere edukimit Mungon çdo formë argëtimi, nuk ka teatër, kinema, asnjë formë lëvrimi i poezisë, apo të këngës së bukur që të qetëson veshin dhe shpirtin, nuk u realizua panairi librit, s’ka fonde për kultivim kulture e dije, por gjithçka në këtë vend është politikë e shpifur, e ti nese nuk je pjesë e saj, mbetesh pa punë, pa bukë, pa të ardhura, nuk rrit e arsimon si duhet fëmijët, të rinjtë nuk kanë fare alternativa, bota e vogel e njeriut të thjeshtë po ngushtohet se tepërmi, lidhësen e kēpucës politika ua ka lidhur jo te këpucët por te qafa, atë e tërheq dhe lëshon here pas here sipas momentit me pikatore.
Në akoma brohorasin të na rrojë Partia. E jetë të gjatë Kryetarëve!