Kleopatra, madhështia dhe misteri i origjinës deri në ditët e sotme
Historia e botës antike ka shumëhistori të grave të plotfuqishme. Merrni Nefertitin, mbretëresha e dinastisë së 18-të egjiptiane, e cila krijoi një fe të re, dhe ndërmori një revolucion kulturor si gruaja e Faraonit Akhenaten.
Apo Ksenobian, një mbretëreshë luftëtare e Palmirës së shekullin III, e cila pushtoi Egjiptin dhe sfidoi Perandorinë Romake. Por ndoshta më legjendarja nga të gjitha është Kleopatra. Sundimtarja e fundit i dinastisë ptolemaike të Egjiptit, përdori taktin e saj unik politik, lidhjet personale dhe kapacitetin e pafund për tëri-shpikur veten, për t’u bërë gruaja e vetme e botës antike që sundoi e vetme.
E megjithatë, më shumë se 2000 vjet pas vdekjes së Kleopatrës, narrativa popullore rreth jetës së saj mbetet dukshëm njëdimensionale. Për shumë njerëz, ajo ishte femra fatale që joshi 2shtetarë të mëdhenj romakë, dhe dyshohet se vrau veten duke lejuar të kafshohet nga një akrep shumë helmues.
Por mesa duket pasuria e saj më e shquar, ishte bukuria e saj përrallore. Por pavarësisht nëse Kleopatra ishte e bukur (ka pak prova për të dhënë një paraqitje të saktë të pamjes së saj), ne e dimë se në botën antike, ajo që e bëri aq të famshme nuk ishte dhe aq pamja e saj apo dashnorët e famshëm, por mënyra se si ajo e manipuloi me shkathtësi imazhin e saj publik, për të konsoliduar pushtetin e saj personal.
Deri më sot, identiteti i Kleopatrës mbetet një objekt debati. Opinioni i historianëve është ende i ndarë mbi origjinën e saj, me shumicën që pohon rrënjët e saj greko-maqedonase (ajo ishte një pasardhëse e gjeneralit maqedonas Ptolemeut), ndërsa të tjerët që sugjerojnë një prejardhje të paktën të pjesshme afrikane.
Por pavarësisht nga prejardhja e saj racore, Kleopatra e cilësonte veten si një mbretëreshë egjiptiane dhe ishte e para në dinastinë ptolemaike që mësoi gjuhën egjiptiane. Inteligjente, kompetente dhe karizmatike, ajo ishte shumë e dashur në mesin e popullit të saj. sAq sa dhe 3 shekuj pas vdekjes, adhurohej ende në Egjipt.
Por,Kleopatra nuk u mjaftua vetëm me përqafimin e normave kulturore egjiptiane:ajo i rikrijoi ato në avantazhin e saj. Siç vërejti arkeologia britanike Xhojsi Tajldesli në librin e saj të vitit 2008 “Kleopatra: Mbretëresha e fundit e Egjiptit”, ajo përdori referencat kulturore të mbretëreshave të mëparshme për të forcuar pozicionin e saj, duke u veshur si perëndesha nënë ISIS në ngjarjet ceremoniale, për t`a theksuar tëdrejtën e saj hyjnore për të sunduar.
Edhe personaliteti i saj ishte po aq i gjallë. Në librin “Jeta e Mark Antonit”, filozofi dhe historiani grek Plutarku shkruan mbi “hijeshinë e pa rezistueshme” të të folurit të saj, dhe vuri në dukje se “prezenca e saj, e kombinuar me ligjërimin bindës… kishin diçka stimuluese”.
Në Egjiptin e lashtë, ambiciet e huaja por edhe ato familjare mbi kurorën ishin një kërcënim i vazhdueshëm, dhe Kleopatra ishte mjaftueshëm e zgjuar për t’i rezistuar të dyjave, duke krijuar lidhje me romakët më të fuqishëm të kohës. Në vitin 49 Para Krishtit, ajo shkoi në Siri për të mbledhur një ushtri pasi u dëbua nga Egjipti nga këshilltarët e Faraonit Ptolemeu XIII.
Pak kohë pas rikthimit të saj në Egjipt, në një përpjekje për të kërkuar fronin si e vetmja trashëgimtare, Kleopatra arriti të siguronte një pritje private nga Jul Çezari, që kishte udhëtuar deri në Aleksandri për të zgjidhur mosmarrëveshjen.
Sipas legjendës, ajo i kërkoi shërbëtorit të saj Apolodorosit që t`a fuste atë në pallat të mbështjellë me çarçafë, duke pasur kësisoj qasje të drejtpërdrejtë tek gjenerali romak. Pasi e pranoi kërkesën e saj, ajo fitoi si mbështetjen e Çezarit por edhe dashurinë e tij, duke garantuar rrëzimin nga fronit të vëllait të saj.
Brenda disa muajsh ajo mbeti shtatzënë, dhe në vitin 47 Para Krishtit lindi një djalë dhe trashëgimtar: Çezarionin. Pas vrasjes së Çezarit në vitin 44 Para Krishtit, Kleopatra shmangu çdo tentativë të vëllezërve dhe motrave të saj për t’i rrëmbyer fronin.
Vëllai i saj i vogël Ptolemeu XIV u zhduk në mënyrë misterioze (Tajldesli pretendon se ai u vra me urdhër të saj), ndërsa motra e saj Arsinoe IV u eliminua nga njerëzit e Mark Antonit me urdhrin e saj, duke i hapur rrugën vendosjes së të birit Çezarion si bashkë-regjent të Egjiptit.
Kur Mark Antoni u emërua më vonë sundimtar i provincave lindore të Romës, Kleopatra nxitoi të krijonte aleancën tjetër politike. Në vitin 41 Para Krishtit, ajo shkoi në Tarsus, në Turqinë e sotme me ftesë të Antonit, e veshur si Afërdita, perëndesha Greke e dashurisë, hipur në një varkë të artë të zbukuruar me vela të purpurta dhe rroba të lara në argjend. Çifti filloi një lidhje dashurie pasionante, që i dha mundësi Kleopatrës të konsolidonte kontrollin e saj në fron, dhe të ruante pavarësinë e Egjiptit. Me kalimin e viteve, ata lindën 3 fëmijë dhe deri në vitin 34, ajo u kishte caktuar nga një mbretëri të gjithë fëmijëve të saj përtej Egjiptit, në një përpjekje për të zgjeruar më tej perandorinë e saj.
Pas vdekjes së saj, propaganda romake e qarkulluar nga Oktaviani (perandori i ardhshëm romak Augusti I) – rivali dhe pasardhësi përfundimtar i Mark Antonit – e cilësoi mbretëreshën egjiptiane si një tunduese të bukur dhe mashtruese për të justifikuar konfliktin. Ky shtrembërim, i mbështetur nga historianët e kohës që ishin burra, i ka qëndruar shekujve dhe vazhdon të lulëzojë në kulturën popullore.
Por ky perceptim duket se po ndryshon gradualisht. Vitet e fundit, disa historianë të njohur, përfshirë Tajldeslin dhe egjiptologen Xhoan Fleçer, kanë punuar për të çmontuar mitin, duke përdorur studimet më të fundit për të rehabilituar figurën e monarkes. / CNN – Bota.al