Albspirit

Media/News/Publishing

KONGRESI I ZGJIMIT TË NDËRGJEGJES SONË KOMBËTARE

Sakip Cami

111  vjetori i Kongresit të Dibrës
KONGRESI I DIBRËS, KONGRESI I ZGJIMIT TË NDËRGJEGJES SONË KOMBËTARE PËR PAVARËSI NGA TURQIA
Jusuf bej Karahasani: “Nuk heqim dorë nga gjuha jonë”.
Kongresi i Dibrës u mbajt nga data 23-29 korrik 1909. E veçanta e këtij kongresi është se ai organizua nga xhonturqit për qëllimet e tyre, për të shprehur afërsinë e shqiptarëve me turqit dhe u kthye në një kongres proshqiptar falë këmbënguljes së shumicës së delegatëve shqiptarë. Fakti që Kongresin e organizuan xhonturqit, debatet e ashpra të zhvilluara gjatë punimeve të tij kanë lënë të hapur shtegun për një interpretim jo të saktë të vendimeve të dala prej tij. Por në fakt  Kongresi i Dibrës ishte kongresi i zgjimit të ndërgjegjes sonë kombëtare për pavarësi nga Turqia.
Të vërtetën historike e thotë me argumenta diplomati britanik  Josef  Suajr, dipomat bashkëkohës në Perandorinë Osmane në librin e tij:”Shqipëria, ngritja e një mbretërie” SHB Dituria, 2005 (botuar për herë të parë në vitin 1929 në Londër nga Uilliam & Norgate ltd. Në faqet 92 – 93 të këtij libri ai shkruan:”Gjatë vërës së vitit 1909 turqit e rinj, konstatuan se Komiteti Nacionalist Shqiptar kishte propozuar të mbahej një konferencë, për të diskutuar probleme me rëndësi kombëtare. Pas kësaj ata morën nismën dhe mblodhën në fund të korrikut në Dibër një kongres ku thirrën përfaqësues të të gjitha rracave të Turqisë Europiane, me synimin që t’i manipulonte punimet e kongresit, në atë mënyrë që përfaqësuesit, midis tyre shqiptarët, të mund të bindeshin të pranonin otomanizmin që parashikonin turqit e rinj, ndërmjet tyre Njazi Beu, e rregulluan që të zgjidheshin si përfaqësues në kongres dhe u përgatit një listë vendimesh, miratimin e të cilave , turqit e rinj shpresonin ta miratonin pa diskutime. Por ata përsëri e nëvleruan forcan e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve dhe shumë pak kohë pas hapjes së kongresit , elementi shqiptar fitoi kontrollin e plotë të punimeve. Delegatët e mbledhur në Dibër zgjodhën nga rradhët e tyre 8 përfaqësues për seicilin nga 5 vilajetet e Turqisë në Europë. Këtë 40 delegatë pranuan raportin që kishte qenë përgatitur nga turqit dhe pastaj nisën të fusnin klauzola dhe amenamente shtesë që nuk ishin aspak në harmoni me poltikën e turqve të rinj. Në veçanti shqiptarët kërkuan që të kishte drejtësi në gjykata, që në shqipëri të ngriheshin shkolla shqiptare, që pushteti i këshillave të përgjithshëm të vilajetevë të ishte më i gjërë, që qeveria të ndërtonte rrugë etj.”
Krerët e Komitetit “Bashkim e Përparim” gabuan rëndë në llogaritë e veta, kur e caktuan Dibrën si qendër të këtij Kongresi. Tubimi i korrikut 1909 dëshmoi se Dibra e Madhe (Shehri) jo vetëm  kishte qenë, por dhe kishte mbetur një nga vatrat më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare shqiptare. Turqit harruan se pikërisht në Dibër në korrik 1844 me ekspeditën e Hajredin Pashës lanë jo pak por 12 mijë forca në fushën e luftimit se më 1 nëntor të vitit 1878, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u mblodh Kuvendi i Dibrës për të gjetur terrenin e zbatimit të vendimeve të kësaj lidhjeje që jo rastësisht kishte kryetar një dibran të madh, patriotin Iljas Pashë Dibra (Qoku). Edhe në vitin 1880 kemi përsëri një kuvend mbarëkombëtar në Dibër të Madhe. Në mars të vitit 1899, pas kuvendit të Pejës në janar të vitit 1899, mblidhet Kuvendi i Dibrës. Po kështu në tetor të vitit 1908 në Dibër u themelua klubi patriotik “Bashkimi” me një numër të madh patriotësh nga të gjitha krahinat e Dibrës dhe më gjërë. Pra ky ishte terreni patriotik që kishte në fakt Dibra , por që disa nëpunës dhe pashallarë të shitur përpiqeshin tja servirnin Dibrën, portës së lartë të Stambollit, si proturke.

Ismail Pashë Saraçi në pritje të delegatëve të Kongresit
Në kongres morën pjesë delegatë nga të katër vilajetet shqiptare, Janinës, Manastirit, Kosovës dhe Shkodrës. Kishte edhe delegatë nga vilajeti i Selanikut. Parë në këtë plan ky kongres ishte jo vetëm mbarëshqiptar por edhe ballkanik sepse morën pjesë përveç shqiptarëve përfaqësues nga Stambolli, serbë, maqedonas, grekë, bullgarë, arumunë (vllehë) etj. Kryetar i Kuvendit ka qenë Vehbi Dibra, i cili me 28 nëntor 1912 do të ishte kryetar i Pleqësisë (parlamentit). Pritja nga qytetarët e Dibrës ka qenë madhështore.
Kongresi në saj të luftës së delegatëve atdhetarë u shpall dhe vijoi punimet si kongres thjesht shqiptar. Në kongres, krahas turqishtes si gjuhë zyrtare e Parandorisë, u përdor dhe gjuha shqipe, çka u pasqyrua dhe në dokumentet përfundimtare të tij, të cilat u botuan në të dy gjuhët. Kongresi i Dibrës ka meritën e madhe se ai dëshmoi katërcipërisht, që elementi shqiptar ishte nga ana demografike dhe etnike elementi mbizotërues në zotërimet osmane në Ballkan aso kohe. Kjo, jo vetëm përsa i takonte katër vilajeteve perëndimore të Rumelisë, që bënin pjesë në konceptin territorial të kërkesave kombëtare të shqiptarëve, që nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Këshilltaret për vendosjen e alfabetit të Gjuhës Shqipe, Jusuf Bej Karahasani në mes në rreshtin e parë

Platforma e Kongresit e parapërgatitur qysh më parë nga organizatorët xhonturq, u hodh poshtë nga shumica e delegatëve që në mbledhjen e parë të tij. Si rrjedhim, Kongresi i Dibrës, sapo filloi punimet e tij, pushoi së qeni një forum xhonturk dhe u shndërrua menjëherë në arenë të ndeshjes së qarqeve atdhetare të shqiptarëve me organizatorët e tij. Për më tepër ky Kongres, në saje të guximit dhe vendosmërisë së delegatëve atdhetarë, u kthye në tribunë të zjarrtë të parashtrimit me forcë të problemeve kardinale që shqetësonin Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Patriotët shqiptarë nuk u mjaftuan me kaq, por mundën, gjithashtu, që në këtë tubim të sanksiononin, qoftë dhe në formë të moderuar, kërkesa që objektivisht çonin në drejtim të hapjes së rrugës për realizimin e autonomisë së Shqipërisë.
Kongresi u shndërrua në një forum vendimmarrës i shqiptarëve përballë pushtetit xhonturk dhe në praninë sa autoritare po aq dhe aktive të përfaqësuesve të tij. Me këmbënguljen e delegatëve atdhetarë tubimi i vijoi punimet dhe mori vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.
Prof Zekeria Cana në librin  e tij “Lëvizja kombëtare shqiptare në Kosovë 1908-1912” faqe 61 thekson se me kërkesën e përfaqësuesve shqiptarë patriotë u hoqën nga programi disa formulime dhe u aprovua versioni i ndryshuar që përmbante një varg kërkesash ekonomike dhe kombëtare si:1) ndërtimi i hekurudhave dhe tharja e kënetave moçalike 2) mësimi I njohurive moderne, 3) Hapja e shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe, 4) ndarja e shkollës nga kisha dhe xhamia, zhvillimi i ceremonive fetare në gjuhën amtare, 5) njohja e zakoneve dhe e gjuhës shqipe nga na e pushtetit shtetëror , 6) vendosja e regullit në sistemin e rekrutimit në ushtri.
Kërkesa të tilla si ajo që nëpunësit të dinin gjuhën dhe zakonet e vendit, futja e gjuhës shqipe në shkollat shtetërore, hapja e shkollave në gjuhën shqipe, kryerja e shërbimit ushtarak në vend nuk përbënin një fitore të vogël për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Kongresi atyre iu dha një forcë vendimore me peshë shumë të madhe, sepse në të përfaqësoheshin të gjitha krahinat e vendit dhe të gjitha forcat politike shqiptare të të  gjitha krahëve. Që nga Lidhja e Prizrenit, asnjë tubim masiv i tillë i shqiptarëve në vend nuk kishte arritur t’i parashtronte kërkesa të tilla me karakter të theksuar politik autoriteteve osmane.
Delegatët që vinin nga Manastiri për në Dibër. Njazi Beu, lider shqiptar nga Resnja,  i cili luftoi kundër Sulltanit dhe më pas Turqit e Rinj.
Atdhetarët e shquar, pjesëmarrës të këtij kongresi shfrytëzuan rastin me shumë aftësi dhe guxim për të realizuar në këtë kongres ato çka rrethet politike atdhetare shqiptare prej kohësh po përpiqeshin për t’i formuluar dhe paraqitur në mënyrë programatike në emër të popullit shqiptar. Në këtë kuptim, Kongresi i Dibrës ishte një hap i ri shumë i madh përpara në parashtrimin dhe në rrugën e realizimit të të drejtave kombëtare të shqiptarëve.
Shqiptarët në këtë kongres nuk kanë shërbyer si mashë në duart e xhonturqve. Jo rastësisht, Dibra, pas një viti, u bë një nga objektivat e terrorit të egër të gjeneralit famëkeq Shefqet Turgut Pashës. Në fund të fundit, ekspedita ushtarake e tij kishte për synim të pengonte fillimin e vënies në jetë të vendimeve të Kongresit të Dibrës. Atdhetarët dibranë me Vehbi Agollin (Dibrën)  në krye dhanë ndihmesën e vet në kthesën që morën punimet e Kongresit si dhe për vendimet e rëndësishme që u morën aty. « E gjithë Shqipëria nderon dhe përulet me respekt përpara atdhetarëve si Hafiz Ali Korça, Abdyl Ypi, Qenan Manastiri, të cilët qëndruan në ballë të debateve të ashpra që u zhvilluan në Kongres. Duke pasur përkrah dhe Rexhep Vokën  e Haxhi Ali Elbasanin e të tjerë, me luftën e tyre të vendosur, e bënë Kongresin e Dibrës arenë të luftës së mendimit më të përparuar atdhetar të shqiptarëve për atë kohë, kundër  qëndrimeve reaksionare dhe antishqiptare të xhonturqve dhe të elementëve turkomanë. Këta atdhetarë të mbështetur nga Dervish Hima, Ibrahim Temo, Sotir Peci, Loni Logori, Ferit Ypi, Fehim Zavalani e plot të tjerë që nuk morën pjesë drejtpërsëdrejti në mbledhjet e komisionit të ngushtë të Kongresit, bënë që kongresi të shndërrohej në tribunë luftarake për shpalosjen e kërkesave të mirëfillta politike të shqiptarëve, të kërkesave më të përparuara të rretheve atdhetare shqiptare. Me këtë rast nderohet një plejadë atdhetarësh të shquar shqiptarë, pra, jo vetëm dibranë, të fillimit të këtij shekulli. Të gjithë së bashku këta atdhetarë e shndërruan Kongresin e Dibrës në një forum të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në të cilin u mbajtën qëndrimet dhe u morën vendimet më të avancuara dhe më me peshë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, për periudhën pas Lidhjes së Prizrenit” shkruan në kumtesën e tij kushtuar 95 vjetorit të këtij kongresi Prof Gazmend Shpuza
Analiza e vendimit të Kongresit të Dibrës për çështjen e alfabetit dëshmon katërcipërisht se nuk kemi të bëjmë me një kundërvënie ndaj vendimit të Kongresit të Manastirit, por një mbështetje e tij. Një vend të rëndësishëm në punimet e Kongresit të Dibrës zuri diskutimi i propozimit të klerikut atdhetar Hafiz Ali Korça për hapjen e shkollave shqipe e mbajtjen e tyre nga qeveria si dhe për futjen e gjuhës shqipe në shkollat shtetërore.  Ai parashtroi me vendosmëri:
“Ndër ato fshatra ku s’ndodhen shkolla fillore medoemos të çelen edhe ndër gjithë shkollat e Shqipërisë gjuha kombëtare të këndohet… Megjithatë, në Shqipëri kur tërë gjuhët mësohen gjuha e jonë përse të mos mësohet?”. Mendimet e Hafiz Aliut u mbështetën dhe nga Abdyl Ypi, i cili foli në gjuhën shqipe. Fjala e tij u prit me duartrokitje dhe me miratimin e shumë vetave, sidomos nga delegatët Seidi, Murad Jakova, si dhe nga Jusuf bej Karahasani. Ky deklaroi me vendosmëri: “Nuk heqim dorë nga gjuha jonë”.  Ishte vendosmëria e këtyre atdhetarëve që i detyroi dhe elementët e lëkundur, por dhe ata kundërshtarë të pranonin që në vendimet e Kongresit të futej dhe kërkesa për gjuhën dhe shkollat shqipe, pavarësisht nga kundërshtitë lidhur me çështjen e alfabetit. Halim Tetova, nga fundi i debatit nxorri në shesh përsëri çështjen e shkronjave, pra të alfabetit, diskutim i të cilit në këtë mbledhje u mënjanua me këmbëngulje nga delegatët që kishin parashtruar kërkesën për shkollat shqipe.
Vendimet e Kongresit nuk u botuan me alfabetin turko-arab, por me alfabetin latin të miratuar në Manastir dhe në gjuhën zyrtare të Perandorisë, në osmanisht. Edhe Rexhep Tetova i cili nuk u tregua këmbëngulës në zbatimin e vendimeve për të cilat ishte shprehur dhe vetë në Dibër, kujtimet e tij për Kongresin e Dibrës i botoi në shqip me alfabet latin.
Vendimi i Kongresit të Dibrës për çështjen e alfabetit që “menyr’ e mësimit është pas dashjes të cilit do dhe e lire”   ishte formuluar dhe parashtruar, në fakt, në përputhje me vendimet e Kongresit të Manastirit. Si i tillë, ai qe pasqyrim i shkallës së zhvillimit të lëvizjes kulturore dhe arsimore kombëtare Shqiptare.
Shtypi i kohës dhe gazeta të ndryshme e vunë Kongresin e Dibrës për nga rëndësia, jo pa të drejtë, në një rrafsh me Kongresin e Manastirit, duke shprehur dhe pakënaqësinë ndaj vendimeve jo plotësisht të dëshiruara të të dy këtyre kongreseve. Lënia e lirë e zgjedhjes së alfabetit, sipas dëshirës, në Kongresin e Dibrës ishte, në fakt, i njëjtë për nga formulimi dhe vlera me vendimin e dyzuar të Kongresit të Manastirit. Vendimi i Kongresit të Manastirit kishte parasysh ata që dinin të lexonin shqip me alfabet latin, numri i të cilëve edhe pse shtohej pa pushim, relativisht ishte tepër i kufizuar. Ndërsa, vendimi i Kongresit të Dibrës kërkonte të neutralizonte ata që kishin mësuar apo mësonin në shkollat turke, numri i të cilëve ishte shumë i vogël në krahasim me numrin mbizotërues të analfabetëve, por gjithsesi mës i madh se ai i atyre që atëherë quheshin latinxhinj.
Mos të harrojmë që Kongresi i Dibrës u bë pas terrorit që ushtroi ekspedita ndëshkuese e Xhavit Pashës në pranverë të vitit 1909 dhe në prag të rifillimit të saj në vjeshtën e po atij viti.  Në kundërshtim me synimet e nismëtarëve xhonturq, Kongresi i Dibrës vijoi dhe përfundoi si një kongres thjesht shqiptar. Në të, siç do të shkruante dhe gazeta “Shqypeja e Shqypënisë”, peshorja “randoi më shumë në anët e shqyptarëvet”. Si gjuhë e kongresit, u përdor dhe shqipja, çka u pasqyrua dhe në dokumentet përfundimtare të tij, të cilët u botuan jo vetëm në gjuhën zyrtare të Perandorisë, por dhe në gjuhën shqipe me alfabetin latin. Është meritë e delegatëve atdhetarë të Kongresit të Dibrës, të cilët duke u përballur me trysninë e xhonturqve dhe sabotimet e elementëve jo të paktë turkomanë, ngritën me forcë dhe mundën ta fusnin në vendimet e tij dhe kërkesën për hapjen e shkollave të reja shqipe të mbajtura nga shteti dhe futjen e gjuhës shqipe ndër shkollat shtetërore ekzistuese. Me këtë kërkesë ata iu kundërvunë autoriteteve xhonturke që po shpërfillnin si kushtetutën ashtu dhe aktet dikasteriale që kishin nxjerrë vetë me lejen për futjen e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat shtetërore turke.
Kërkesa për hapjen e shkollave shqipe dhe futjen e gjuhës shqipe në shkollat shtetërore dhe përfshirja e saj në vendimet e Kongresit të Dibrës, e theksojmë, në përfundim të ballafaqimeve të ashpra me përfaqësuesit e autoriteteve xhonturke dhe me elementët turkomanë vendas, shënon një sukses shumë të rëndësishëm për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ajo u arrit dhe u sanksionua në një tubim me karakter të gjerë politik të përmasave që nuk mund të krahasohet për nga pesha dhe rëndësia me tubimet e tjera të organizuara para dhe madje dhe pas tij.    Kërkesa e Kongresit të Dibrës drejtuar qeverisë për çështjen e hapjes së shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe ishte në fakt platformë pune. Pa u shqetësuar nga formulimi pragmatist, gjithsesi realist që iu bë në vendimet e Dibrës kërkesës për çështjen e alfabetit, Kongresi i Elbasanit u muar me masat organizative për vënien në jetë të vendimeve të mëparshme jo vetëm të Kongresit të Manastirit, por dhe atij të Dibrës. Aty u shqyrtua, siç dihet, çështja e çeljes së një shkolle normale, krijimi i një qendre të vetme për drejtimin dhe organizimin e lëvizjes arsimore në vend. Këto vendime nuk anashkalonin vendimet e Kongresit të Dibrës për çështjen e shkollës, përkundrazi merrnin masa për sendërtimn e tyre në praktikën shkollore.   Zhvillimet e mëvonshme e përligjën plotësisht qëndrimin realist dhe të drejtë të mbajtur në Kongresin e Dibrës për sa i takonte alfabetit. Kongresi i Manastirit, Kongresi i Dibrës, Kongresi i Elbasanit dhe Kongresi i Dytë i Manastirit ishin hallka të rendësishme organizative të një procesi të pashmangshëm për trajtimin politik kombëtar të arsimit shqip dhe të çështjes së alfabetit. Ato qenë, në mungesë të një qendre të vetme organizative dhe udhëheqëse të Lëvizjes Kombëtare, përpjekje për organizimin e forcave atdhetare dhe bashkërendimin e veprimtarisë së tyre në shkallë mbarëshqiptare.  Çështja e mësimit të gjuhës shqipe madje dhe e alfabetit të saj, mbeti deri në fund të sundimit osman një çështje thellësisht politike. Por fati i arsimit kombëtar shqiptar dhe i çështjeve të tjera kombëtare do të zgjidhej në fushën e betejave gjatë kryengritjeve të viteve 1911-1912, lëvizje që u finalizuan me shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912. Kur flasim për Kongresin e Dibrës nuk mund të mos sjellim ndërmend  dhe të vëmë në pah mesazhet që na vijnë pas 110 vjetësh  nga punimet e tij, mesazhet e paqes, bashkëpunimit, tolerancës dhe për përpjekjet për një Europë të bashkuar dhe pa konflikte etnike.

DELEGATËT E KONGRESIT TË  DIBRËS, 23-28 KORRIK 1909
Në kongres merrnin pjesë 315 delegatë nga të gjitha trojet shqiptare, nga Prishtina, Peja, Mitrovica, Vuçiterna, Shkodra, Tirana, Kavaja, Durrësi, Berati, Vlora, Gjirokastra, Korça, Janina. 60 prej tyre ishin dibranë. Kishte edhe serbë, turq, hebrej, bullgarë dhe përfaqësues nga shoqëritëe patriotike shqiptare jashtë Shqipërisë. Konsulli italian në Manastir, Bernardi, i pranishëm në kongres ka raportuar për 322 delegatë, nga të cilët 30 serb, nga Vilajeti i Kosovës, 25 bullgarë, 5 grekë, 9 vllehë, 7 turq dhe gjithë të tjerët shqiptarë.   Konkretisht:
Ismail Bej Pashë Saraçi (1855-1909), kryetari i Kongresit, vdiq në ditën e parë të kongresit, deputet i Dibrës në parlamentin osman.
Haxhi Vehbi  Dibra  (Agolli), kryetar i Kongresit, myfti i Dibrës
Mit’hat Bej Abdyl Frashëri, kryetar i Kl. shqiptar të Selanikut
Dervish Hima (Ibrahim Mehmet Naxhi Spahiu) (1875-1925), Kl. Ohrit
Sotir  Jovan Peci (1873-1932), Shoq. “Për botime shqipe”
Fehim Bej Qani Zavalani (1859 -1941), Shoqëria për bot. shqip
Hafiz Sherif Langu, kryetar i Klubit “Bashkimi” Dibër
Haxhi Hafiz Ismet Xhelal Dibra (1886-1955) teolog, Dibër
Hasan Qamil  Ballanca (1880-1918), deleg i Kl. Bashkimi Dibër
Izet Bej Maqellara (Nasufi), deleg i Kl. Bashkimi Dibër
Dine  Bej Maqellara, (Nasufi), (1875-1928) deleg i Kl. Bashkimi
Haxhi Nasuf Maqellara, përfaq. Kom.mysliman të Maqellarës, Dibër
Abdurrahman Xhuglini, Kl.Bashkimi Dibër
Qamil  Efendi  Daci, Dibër Kl.Bashkimi
Kadri  Efendi Fishta, Kl.Bashkimi Dibër
Rexhep  Efendiu, myftiu i Manastirit
Mustafa   Efendiu, myderriz i Ohrit
Aqif Pashë Mahmut Biçaku (Elbasani)(1861-1926), përfaq. i Elbasanit
Hafiz Ali Efendi Iljas Korça, (1873-1956) Klubi “Dituria e Korçës”
Loni  Logori (1871-1929) Klubi Shqiptar i Kajros, Egjipt
Llambi  Nikollë Kota, Klubi shqiptar i Aleksandrisë, Egjipt
Sotir  Dhimitër Kolea (1872-1945), Klubi shqip i Aleksandrisë, Egjipt
Beniamin  (Lef) Nosi, delegat i Klubit Bashkimi, Elbasan
Abdyl Bej Ypi (1878-1920) prokuror, delegat i Klubit shq. të Selanikut
Ferit Bej Ypi (Starje), avokat në Manastir dhe delegat i Kolonjës
Ali Bej Sadik Hoxholli, delegat i komunitetit të Kozhanit, (Serfixhe)
Myftiu i Kosturit, Komuniteti mysliman i Kosturit
Fuat Bej Ypi (Starje), delegat i Klubit Shqiptar të Selanikut
Kapiten Zija Bej Dibra (1885-1924) ushtarak i Rumelisë
Kolonel Galip Beu (turk), kom. xhandarmërisë së Shkupit
Kolonel Sadik Bej Janina, delegat i Kom. Xhonturk të Manastirit
Selahudin Bej Sahip Shkoza, delegat i Kom. Xhonturk të Manastirit
Burhanedin Beu, delegat i Kom. Xhonturk të Manastirit
Myfit Hasan Efendiu, deleg. i Komunitetit turk të Qyprilisë
Riza Bej Selim Rusi,dibran,(1875-1918),deleg. i Kl.Bashkimi,Manastir
Selim Bej Rusi, Dibër e Madhe
Dalip  Selim Rusi, Dibër e Madhe
Qazim Iljas Pashë Qoku (Maqellarë) deleg. i Kl.Bashkimi,Manastir
Emin Efendi Haxhiademi, deleg. i Kl.Bashkimi, Elbasan
Haki Pashë Biçaku,deleg. shoq. Vllaznia, Elbasan
Hasan Bej Biçaku, deleg. shoq. Vllaznia, Elbasan
Haxhi Ali Baholli, deleg. shoq. Vllaznia, Elbasan
Foto Nikolla Papajani,(1882-1962,Deleg. deleg. i Kl.Bashkimi, Elbasan
Qenan Bej Zija Manastiri, kronikan, Kr. Partisë Liberale të Manastir
Vesel Hoxhë Efendiu,deleg. Kom. turk të Follorinës
Haxhi Mehmet Sali Alcani, (1860-1915) deleg. i Çermenikës
Hysni Bej Shaqir Agë Curri, (1881-1925) Prefekt i Dibrës së Epërme
Yzeir  Efendiu, deleg. Kom. turk të Follorinës
Hafiz Mahmut Efendiu, myderis i Dibrës së Epërme
At Harallamb Ballamaçi (Papa Llambro)(1850-1914)përfaq.Vlleh Korçë
Major Ejup Sabri Bej Akgol, turk, (1876-1950), Regjimenti Ohrit.
Major Ahmet Njazi Bej Resnja (1873-1913), me disa shoqërues
Hazis Hoxhë Efendi Lila (1886-1914), delegat i Steblevës, Dibër
Sheh Ahmet Ali Pazari (1856-1931) sheh i Teqesë së Tiranës
Hasan Hoxhë Moglica, (1856-1915), delegat i  Okshtunit,  Dibër
Tashul Xega, delegat i Kom. vlleh të Follorinës
Ilo Dimashi, delegat i Kom. maqedon të Follorinës
Theodhor Naumi, deleg. shoq.Vllazëria, Elbasan
Jovan Parliçi, deleg. kom. serb të Tetovës
Prof. Glisha Elezoviçi, deleg. kom. serb të Shkupit, studiues, oriental
David Dimitrijeviçi, redaktor i gazetës “Vardar”
Av. Jovan Shantiçi, deleg. i komunitetit serb
Fuat Bej Ismail Pashë Saraçi (1988 – 1944), delegat i Dibrës
Hysen Fuat Pasha, deputet i Prishtinës në parlamentin Osman
Halit Efendi Gjirokastriti, sekretar i kongresit
Hoxhë Rexhep Nuredin Efendi Voka (Tetovë), nënkryetar i  kongresit
Elez Sadik Koçi, (1856 – 1916) delegat i Ostrenit, Dibër
Bilal Bej Rakip Islami, (1850-1932) Butkë, Kolonjë
Sheh Hysen Shehu (Kuçi) (1855 – 1913) shehu i teqesë Dibrës së Epër
Riza Bej Shkodra (Kopliku),deputet i Shkodrës në parlamentin Osman
Haxhi Muhamet Efendi Jakup Haxhiu, përfaqësues i  Vlorës
Hasan Agë Sharra, delegat i Klubit “Labëria” të Vlorës
Abaz Ali Nuri,  delegat i Klubit “Labëria” të Vlorës
Mehmet Seiti, Mavrovë, delegat i Klubit “Labëria” të Vlorës
Mustafa Efendi Ohri, myderizi (prefekti) Ohrit
Zenulla Efendi Hatibi (Jahjaga), në konakun e të cilit u zhvilluan disa seanca dhe u strehuan delegatët e Vlorës
Vehbi Efendi Hatibi, delegat i Dibrës
Hazis Jashar Menzelxhiu (1872 – 1926), delegat i Dibrës
Baftjar Kuka, delegat i Dibrës
Ali Zeqja, delegat i Dibrës, tregëtar, anëtar i Kl. Bashkimi
Sherif Gorenca, delegat i Dibrës
Hafis Maliq Tanusha, (1870 – 1919), Dibër
Ymer Efendi Papuçiu, delegat i Dibrës, tregëtar
Ihsan Bej Selaniku, sekretar i kongresit, deleg. Kom.xhonturk
Ismail Bej Leskoviku, sekretar i kongresit, deleg. Kom.xhonturk
Halim Bej Mehmet Pashë Dërralla, (1879 – 1932)  delegat i Tetovës
Suhejl Efendiu,  delegat i Shtipit
Islam Bej Mahmut Vrioni, Berat, delegat i Janinës, Çamëri
Haxhi Ibrahim Bej Spahiu, kryetar i Bashkisë së Shkupit
Vasil Shanofi, delegat i Kosturit
Mustafa Bej Arif Selaniku, delegat i Selanikut
Said Agë Efendi Merlika (Kruja), delegat i Shkodrës
Haxhi Ali Efendi Biçaku, delegat i Elbasanit në Parlamentin Osman
Murat Agë Efendi Kryeziu, Gjakovë, delegat i Kosovës
Isuf Bej Karasani, Brezhdan, Dibër (1833-1911), delegat i Dibrës
Abdurrahim Evrenoz Zadeja, delegat i Shkodrës
Andrea Ballamaçi, inspektor shkollash vllehe në Janinë
Dr. Ibrahim Temo (Sojliu), (1865 – 1945), mbikqyrës i punimeve
Myrtezim Efendi Zyber Këlliçi (1866 – 1924), myftiu i Durrësit)
Masar Bej Pejasi, valiu i Shkupit, kryeqendra e vilajetit të Kosovës
Sami Bej Kulla, Prizren, valiu i Manastirit
Ymer Bej Zavalani, Klubi “Dituria” i Korçës
Haxhi Mustafa (Mustë) Ali Brahimi, Shoqëria “Vëllazëria” Durrës
Hafiz Ibrahim Efendi Dalliu, (1878 – 1952) Kl. Bashkimi, Tiranë
Filip Serreqi, përfaq. kishës katolike Durrës
Mulla Hasan Efendi Nexha, myfti i Kavajës
Hamdi bej Alltuni, Përfaq. i pushtetit vendor Kavajë
Hamit Bej Toptani, delegat i Tiranës
Stavri Stavro, kisha ortodokse Kavajë
Hasan Bej Deliallisi, (1865 – 1951), përfaqësues i Shijakut
Sheh Hamdi Lala, Shehu i katundit Rubjekë, Shijak
Ahmet Agë Musakoviq, (boshnjak), kryetar i Komunës Shijak
Vasil Dhimitër Rusi, drejtor i shkollës Ortodokse greke  të Durrësit
Av. Hafiz Ali Abdulla Podgorica (Ulqinaku), Përfaq. i pushtetit vendor Durrës (Kryebashkiaku i parë i Durrësit 1909 – 1912)
Said Efendi Hoxhë Idrizi, myfti dhe deputet i Shkupit në Parl. Osman
Sabit Bej Aga, delegat i Kosovës
Dhaskal Gega, delegat i komunitetit serb të Kosovës
Emin Pasha, delegat i Pejës
Mulla Ahmeti, delegat i Kosovës
Ibrahim Agë Deva nga Gjakova, delegat i Mitrovicës
Parija Mihajlko, delegat i komunitetit serb të Kosovës
Hafiz Ismail Efendiu, delegat i  Vushtrisë, Kosovë
At Apostoli, prift i komunitetit serb të Kosovës
Nuredin (Nurçe) Efendi Pustina, kryetari Parisë së Dibrës së Epër
Sefedin Agë Efendi Pustina, Kl. Bashkimi Dibër
Shaqir Efendi Pustina, Kl. Bashkimi Dibër
Ali Efendi Nuredin Pustina, Kl. Bashkimi Dibër
Haxhi Efendi Ibrahim Pustina, Kl. Bashkimi Dibër
Hamit  Pustina, Dibër  e Madhe
Sadulla Efendi Strazimiri, Kl. Bashkimi Dibër
Ismail Efendi Strazimiri, (1868 – 1943) kronikan dibran
Sadik Efendi Kërçova, Gostivar, Kl. Bashkimi Dibër
Major Ramiz Bej Maliq Dibra (Qoku) (1877 – 1951) ushtarak
Abdurrahman Xhunglini, Kl. Bashkimi Dibër
Adurrahman Tërshana, Kl. Bashkimi Dibër
Tefik  Beqir Tërshana, mikpritës i delegatëve të Tiranës në shtëpi
Beqir Tërshana, Dibër  e Madhe
Mustafa Tërshana, Kl. Bashkimi Dibër
Tefik Xhunglini, Kl. Bashkimi Dibër
Mahmut Bej Bedri Pejasi, deputet i Pejës në Parl. Osman
Dervish Bej Biçaku, deputet i Follorinës në Parl.Osman
Hysni Islam Najdeni, vëllai i Said Najdenit, kronikan
Abdullah Manjani, Homesh, përhapës i shkollës shqipe
Haki  Jonuz Sharofi, (1894 – 1977), kronikan
Hamdi Bej Numan Çoku, kryetar i Kl.Bashkimi, Ohër
Fuat Bej Toptani, kryetar i Kl.Bashkimi, Tiranë
Avdi Bej Toptani, Kl.Bashkimi, Tiranë
Agim (Gim) Petrela, Kl.Bashkimi, Tiranë
Mehmet Gjinali, Kl.Bashkimi, Tiranë
Ali Begeja, Kl.Bashkimi, Tiranë
Myslym Agë Beshiri, Kl.Bashkimi, Tiranë
Haxhi Hasan Beshiri Vaqari, Kl.Bashkimi, Tiranë
Musa Qazim Efendi Maçi, myfti në Tiranë
Nikoll Nishku, Kl.Bashkimi, Tiranë, tregëtar vlleh
Ibrahim Bej Hajri Jegeni, (1872 – 1941) Kl. Bashkimi Dibër
Tefik Bej  Hysen Jegeni, Kl. Bashkimi Dibër
Dan Agë Cami, Sepetovë, Dibër, organizator dhe mbrojtës i kongresit
Eqerem Agë Cami, Dibër e Madhe, Kl.Bashkimi
Hamit Agë Cami, Dibër e Madhe, Kl. Bashkimi
Maliq Efendi Jashar Agolli, (1870 – 1922) delegat i  Kërçishtit, Dibër
Dom Nikoll Kaçorri, nga Lura, kisha katolike Durrës
Dr. Neki Efendi Libohova, mjek i Bashkisë Durrës, nuk u lejua nga Prefekti i Durrësit, të merrte pjesë në kongres.
Haxhi Vildan Efendi Faik Dibra (Rekë, Tanushë), ministër për kultin islamik në Perandorinë Osmane
Major Ismail Haki Bej Manastiri, kajmekami i Manastirit
Shahin Bej Teki Ypi (Kolonja), kronikan, drejtues gazete
Riza Bej Musbegu, flamurmbajtës dibran
Kolonel Sulejman Hurshit Kylçe, (1884 – 1955), kronikan turk
Josif Jovan Bageri, drejtor i gazetës së Sofjes “Shqypja e Shqipnisë”
Haki Stërmilli, kronikan Kl. Bashkimi Dibër
Ali Efendi Sulejman Asllani,Vlorë(1882–1966),poet,ishkryetar bashkie
Sheh Sulë Mustafa Shehu (Zalla), shehu i Teqesë së  Zerqanit
Arvanitasi Milton Manaqi (1880 – 1964), fotograf i kongresit
Hamdi Matja, kronikan i  gazetës “Liria “ të Selanikut
Abdulla Bej Mançe (Koprencka), delegat i Kl. “Pellazgu” të Skraparit
Sulejman Nazifi, gazetar i gazetës “Taskfiri Eksfar” të Stambollit
Hasan Bej Basriu, (bullgar) deputet i Parl. Osman
Elez Isuf Ndreu, përfaqësues i  Sllovës, Dibër
Arif Hiqmet Kumanova, nëpunës, llojan i Kumanovës
Haxhi Emin Bej Kumbarçe, Dibër e Madhe, Kom. Xhon turk
Xhemali’ (Xhemo) Bejko, delegat i Filatit, Çamëri
Dhimitër (Mitro) Vasjadhi, delegat i Filatit, Çamëri
Rushit Demi, Shoq. “Vëllazëria”, Filat, Çamëri
Sheh Kutbiu, Sheh i Tepelenës, Kl. Bashkimi Janinë, Çamëri
Abit Efendiu, Kl. Bashkimi Janinë, Çamëri
Xhelal Bej Xhemal Pashë Zogolli, delegat i Matit
Sybi Efendiu, Kryetar i Bashkisë së Prishtinës
Selim Bej Zavalani, Kl. “Dituria shqip” i Korçës
Hysen Ilmi Pasha, inspektor përgjith për tre vilajete, Selanik.
Haxhi Ali Baholli, Elbasan
Feti Nikollë Papajani
Ejup  Sabri Beu
Hysni Bej Curri
Vesel  Hoxhë Efendiu
Delegati  Zega nga Follorina
Hafiz Mehmed Efendi Kodra, myderis i katundit Tërnovë, Dibër
Maj. Ejup Bej Agolli, ushtarak
Maj. Ejup Bej Resnja, ushtarak
Ramiz  Varvarica, Dibër e Madhe
Daut   Varvarica, Dibër e Madhe
Izet Efendi Abdullahu
Ahmet Sejfullai, Dibër
Refik   Efendi  Gonxhe
Refik  Toptani, Tiranë
Behxhet Efendi  Gjelku
Mustafa  Zalla, Dibër
Hasan    Zajmi, Dibër
Ali   Kacani, Dibër e Poshtme
Sheh  Vlesha, Dibër
Bajram  Dulla, Dibër
Mehmet  Kacani, Dibër
Xhafer  Nika, Katër Grykët, Dibër
Hasan  Kaloshi, Dibër
Tush  Lleshi, Zogje, Dibër
Shaban  Lleshi, Zogje, Dibër
Bajram  Markja, Dibër
Haxhi  Nasufi, Dibër
Dik  Reçi, Dibër
Riza  Bej  Shkodra, Shkodër
Nikolla   Drama
Murat Agë  Gjakova
Haxhi  Muhameti  (Vlorë)
Sudi   Efendiu
Daut   Murrja, Luzni, Dibër
Kurtish   Aga
Izeir  Efendiu
Mehmet  Vlora, delegat i Vlorës
Sabri  Bej Agolli, Kërçisht Dibër
Sabri  Resnja, Resnjë
Ali  Ulqinaku
Bedri  Peja
Zyber  Këlliçi, Tiranë
Efendi  Jakova
Osman  Zajmi, Dibër  e Madhe
Arif  Selaniku
Sadik  Pashë Janina
Rifat  Langu, vëllai i Hafiz Sherif Langut, Kl.Bashkimi Dibër
Zija Tërshana, Kl.Bashkimi Dibër
Reshit  Daci, Kl.Bashkimi Dibër
Abdyl  Sula, Kl.Bashkimi Dibër
Tafë Agolli, Kl.Bashkimi Dibër
Xhemal  Bajati
Rasim  Xhemali
Ismet  Zllatku, Kl.Bashkimi Dibër
Abdulla  Kolonja, delegat i Kolonjës
Haxhi Ibrahim Efendiu, Kryetar i Bashkisë së Shkupit
Rexhep  Voka, Dibër
Arif  Nallbati, Dibër
Vehbi  Hatibi, Dibër
Muharrem  Trenova, Kl. Bashkimi Dibër
Murat Piperku, Kl.Bashkimi Dibër
Halim  Beu, Tetovë
Beqir  Tërshana, Kl.Bashkimi Dibër
Sadik  Bej  Dibra
Haki Manastiri
Teki  Ypi, Kolonjë
Faik  Dibra
Maj. Ismail Manastiri
Shukri  Beu…
Njazi  Beu….
Dervish  Beu….
Ejup  Sabri  Beu
Sali Dohoshishti, Dibër
Llazar Siljani
Shaqir Jegeni, Dibër
Osman Zajmi, Dibër
Murad Jakova
Xhafer  Caka
Mehmet Haxhi Spahiu
Myfti  Kara Rexhepi …..
Hamdi  Ohri, delegat i Ohrit
Hafiz Sherif Palikuqi, hafiz në  Dibër e Madhe
Sefedin Palikuqi, Dibër e Madhe
Qazim  Palikuqi, Dibër e Madhe
Hysni   Palikuqi, Dibër  e Madhe
Tahir  Trena,
Shaban  Pepa
Emin  Pasha
Mulla Ahmeti
6 delegatë të Vilajetit të Selanikut, (279 -285)
6 delegatë të Vilajetit të Janinës (285 – 291)
4 delegatë të komunitetit hebrej (291 -295)
Kajmak  Çela, Mat (vetë i katërt) (295 – 299)
Familja Hoxholli, Dibër (300 – 305)
5 anëtarë të familjes Markja në Dibër, delegatë e mbrojtës të kongresit
5 anëtarë të familjes Lleshi në Dibër, delegatë e mbrojtës të kongresit.
Vilajeti i Selanikut dërgoi në kongres 8 (tetë) delegatë, Vilajeti i Janinës dërgoi gjithshtu 8 (Tetë) delegatë. Kishte përfaqësues edhe nga komuniteti hebre i Perandorisë Osmane.

Shënim: Për plotësimin e kësaj liste, e cila është pothuajse përfundimtare kontribuan Prof. Arian Kadiu, Elida Jorgoni, Moisi Murra, Fatos  Daci dhe Sakip Cami me librat dhe studimet e tyre.

Please follow and like us: