Albspirit

Media/News/Publishing

HISTORIA E GJYQIT TË NUREMBERGUT, SI U DËNUAN ARKITEKTET E RAJHUT?

Ajo që ne e quajmë zakonisht si Gjyqi i Nurembergut, ishte vetëm i pari i një serie procedimesh penale kundër nazistëve, të cilat ishin në të vërtetë 12. Që të gjitha gjyqet u zhvilluan në Gjykatën Ushtarake Ndërkombëtare në Nuremberg (një qytet simbol i nazizmit, ku dikur organizoheshin tubime partiake). Në total pati 185 persona të akuzuar, përfshirë mjekë, juristë, krerë të SS, drejtues të industrive të ndryshme dhe zyrtarë shtetërorë.

Nazistët në bankën e të akuzuarve

Gjyqi i parë, që u zhvillua nga 20 nëntori 1945 deri më 1 tetor 1946 (më 16 tetor 1946 u krye varja e të dënuarve me vdekje), ishte ai që shkaktoi më shumë bujë, pasi në bankën e tëakuzuarve u shfaqën 24 nga eksponentët më të lartë të Rajhut të Tretë. Aleatët (SHBA, Bashkimi Sovjetik, Britania dhe Franca), kishin rënë dakord që para fundit të luftës, për t’i gjykuar fuqitë e Boshtit si përgjegjëse për krimet e kryera gjatë konfliktit. Por mbi cilat baza ligjore mund të gjykoheshin ata burra? Problemi u zgjidh më 8 gusht 1945 në Londër, kur një grup ekspertësh hartuan atë që do të ishte korniza rregullatore e zbatuar në Nuremberg, ndërsa u hodhën bazat për legjislacionin e përbashkët, Kartën e Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare, të nënshkruar nga fuqitë aleate më 6 tetor të të njëjtit vit në Berlin. Krahas akuzave tashmë ekzistuese, siç janë “krimet kundër paqes” dhe “krimet e luftës”, kishte edhe 2 risi.

Krime të reja

I pari”krime kundër njerëzimit”, përfshinte vrasjet, shfarosjet, skllavërimin, dëbimet, aktetçnjerëzore kundër civilëve dhe përndjekjen politike, racore dhe fetare. Akuza e dytë, “komploti kundër paqes”, i dha një bazë sistemit akuzator me të cilin Aleatët donin të dënonin planin nazist si një e tërë (dhe jo vetëm veprimet individuale të dhunshme). Gjykata drejtohej nga britaniku Xhefri Lorenc, ndërsa prokuroria përbëhej nga 8 gjykatës nga radhët e francezëve, britanikëve, amerikanëve dhe rusëve. Kundërshtimi kryesor gjatë gjyqit u bë nga Oto Stamer, avokati i Herman Gëringut. Sipas tij, në bazë të parimit të së drejtës romake “nuk mund të kishte asnjë krim, dhe për pasojë asnjë dënim pa një ligj penal paraardhës”. Sidoqoftë, e drejta së cilës i referohej Gjykata e Nurembergut, ekzistonte para fillimit tëLuftës së Dytë Botërore, dhe konkretisht Konventave të Hagës dhe Gjenevës. Por kjo çështjendan ende sot ekspertët, pasi ato traktate ndërkombëtare nuk ishin ratifikuar nga fuqitë e Boshtit.

Dëshmia e drejtpërdrejtë

Gazetarja britanike Rebeka Uest ishte e pranishme në gjyq. Ajo rrëfeu atë që pa në librin e saj “Sera me çiklaminë” (1964). Për të akuzuarit ajo shkroi:”Personalitetet e tyre ishin zvogëluar aq shumë, sa që ishte e vështirë të kujtohej kush ishte kush… Edhe ata që dalloheshin, binin në sy më shumë nga të qenit të çuditshëm, sesa nga karakteri”. Dhe mbi klimën në sallën e gjyqit:”Të gjithë këta njerëz – avokatë, përkthyes, sekretarë, roje … donin të largoheshin nga Nurembergu me të njëjtën urgjencë, me të cilën një pacient dëshiron të ngrihet dhe iki nga karrigia e dentistit”. Dhe sërish:”Herman Gëring bënte ende gjeste perandorake. Por ato ishin aq vulgare, sa sugjeronin që ai nuk kishte zënë kurrë realisht ndonjë pozitë të shquar”. Ndërsa “Rudolf Hesishte i jashtëzakonshëm, pasi ishte dukshëm i çmendur…. Kishte tiparet e pacientëve tëmbyllur në çmendinë”. / Focus – Bota.al

Please follow and like us: