Sadik Bejko: MUGULLIMA E BARIT TË RI
Kur vjen maji me ditët e gjata,
Njerëzit e tokës flenë ashtu si i zë gjumi
përdhe, mbi plisa, ndër ara.
Bari gjithë ditën lot me erën, por, sa ven nata,
Përthyhet mbi trupa. Murmurima i bie
Në veshët e kujt fle në brazda;
kështu pa frikë mund të themi: bari ka
Mbirë mbi shputa, mbi thembra, mbi shpatulla.
Rrëke-rrëke murmurin në veshët e njerëzve,
Mbush honet, mbulon brigjet
Me melhemin e mirë, me përrallën e artë,
Thërrmon gurët, mëritë, ndarjet,
Bashkon, barazon njerëz (kjo s’është ëndërr)
Ura e gjelbër e barit përhidhet nga zemra në zemër.
Bari i ri rri zgjuar netëve
Përkulur mbi njerëz gjitmonë
Harku i tij si ura brigjet njerëzore të sotme
në të nesërme i blaton.
Vëllimi poetik “Rrënjët”, 1972.
Please follow and like us: