100.000 vjet luftë të species sonë me Neandertalët
Rreth 600.000 vjet më parë, njerëzimi u nda më dysh. Një grup qëndroi në Afrikë, duke u zhvilluar në njerëzit që jemi sot. Grupi tjetër udhëtoi fillimisht në Azi, pastaj në Evropë, duke u bërë Homo Neanderthalensi – Neandertalët. Ata nuk ishin paraardhësit tanë, por një specie e ngjashme, që evoluonin paralelisht.
Neandertalët na magjepsin për shkak të asaj që ata na tregojnë mbi veten tonë – kush ishim dhe kush mund të ishim bërë. Është tunduese t’i shohësh ata në terma idilike, duke jetuar në paqe me natyrën dhe njëri-tjetrin, si Adami dhe Eva në Kopshtin e Edenit.
Po të ishte kështu, mbase sëmundjet e njerëzimit – veçanërisht territorialiteti, dhuna, luftërat tona – nuk do ishin shpikje të lindura, por moderne. Por biologjia dhe paleontologjia paraqesin një tablo të errët. Larg nga të qenit paqësorë, Neandertalët ishin luftëtarë të aftë dhe të rrezikshëm, që u rivalizuan vetëm nga njerëzit modernë.
Gjitarët grabitqarë janë territorialë. Ashtu si luanët, ujqërit dhe Homo Sapiens, Neandertalët ishin gjuetarë bashkëpunues. Të ndodhur ulur në majë të zinxhirit ushqimor, ata kishin disa grabitqarë të tyre, ndaj mbipopullimi nxiti konflikte për vendet e gjuetisë. Neandertalët u përballën me të njëjtin problem; nëse speciet e tjera nuk do të kontrollonin numrin e tyre, konflikti do të ishte i pashmangshëm.
Ky territorialitet ka rrënjë të thella te njerëzit. Konfliktet territoriale janë gjithashtu intensive edhe tek të afërmit tanë më të ngushtë, shimpanzetë. Shimpazetë meshkuj organizohen zakonisht në grupe për të sulmuar dhe vrarë meshkujt e bandave rivale, një sjellje e habitshme si edhe lufta e njerëzve.
Kjo nënkupton që agresioni bashkëpunues evoluoi në paraardhësin e përbashkët të shimpanzeve dhe vetvetes, 7 milion vjet më parë. Nëse është kështu, Neandertalët do të kenë trashëguar të njëjtat tendenca drejt agresionit bashkëpunues.
Lufta është një pjesë e brendshme e të qenit njeri. Ajo nuk është një shpikje moderne, por një pjesë e lashtë, themelore e njerëzimit tonë. Historikisht, të gjithë popujt kanë luftuar. Shkrimet tona më të vjetra janë të mbushura me histori lufte.
Arkeologjia zbulon fortesa, beteja antike dhe vende të masakrave parahistorike që kanë ndodhur mijëra vite më parë. Lufta është njerëzore – dhe Neandertalët ishin shumë të ngjashëm me ne. Ne jemi jashtëzakonisht të ngjashëm më tanë anatominë tonë të kafkës dhe skeletit, dhe ndajmë 99.7 për qind të ADN-së sonë.
Edhe në sjellje, Neandertalët ishin shumë të ngjashëm me ne. Ata ndiznin zjarre, i varrosnin të vdekurit e tyre, bënin stoli me lëvozhgat e detit dhe dhëmbët e kafshëve, apo vepra arti dhe faltore prej guri. Nëse Neandertalët ndanin kaq shumë nga instiktet tona kreative, ata ndoshta ndanin edhe shumë nga instinktet tona shkatërruese.
Të dhënat arkeologjike konfirmojnë se Neandertalët ishin gjithçka përveç jo paqësorë. Ata ishin gjuetarë të aftë të kafshëve të mëdha, duke përdorur shtiza për të vrarët drerët, dhitë e egra, bizonin, madje edhe rinocerontët dhe mamutët. Dhe nuk hezitonin t’i përdornin këto armë nëse do të kërcënoheshin familjet dhe tokat e tyre.
Arkeologjia tregon që konflikte të tilla ishin të zakonshme. Dëshmia më e mirë se Neandertalët jo vetëm që luftuan, por shkëlqyen në luftë, është se ata u përballën me ne dhe nuk u mposhtën menjëherë. Përkundrazi për rreth 100.000 vjet, Neandertalët i rezistuan zgjerimit modern njerëzor.
Përndryshe, pse do të na duhej kaq shumë kohë për të lënë Afrikën? Jo sepse ambienti ishte armiqësor, por sepse Neandertalët tashmë po lulëzonin në Evropë dhe Azi. Për mijëra vjet, ne duhet t’i kemi testuar luftëtarët e tyre, dhe për mijëra vjet, kemi humbur përballë tyre. Në armë, taktika, strategji, ne ishim të barabartë. Por Neandertalët kishin ndoshta një epërsi taktike dhe strategjike. Ata do të kenë pushtuar për mijëra vite Lindjen e Mesme, duke fituar padyshim njohuri të hollësishme mbi terrenin, stinët, dhe si të jetonin mes bimëve dhe kafshëve vendase.
Në beteja, trupat e tyre të mëdhenj dhe muskulozë duhet t’i kenë bërë ata luftëtarë të tmerrshëm. Sytë e tyre të mëdhenj, u dhanë me gjasë Neandertalëve një shikim superior në kushtet e dritës së pakët, duke u dhënë mundësi të manovronin në errësirë për të organizuar pritat dhe sulmuar në agim.
Por më në fund ata u tërhoqën, dhe u mundën. Nuk e dimë arsyen pse. Ka të ngjarë që shpikja e armëve superiore – harqet, hedhësit e shtizave, shkopinjtë që hedhin gurë – t’i kenë dhënë mundësi Homo Sapiens të godasë Neandertalët nga një distancë e sigurt, duke përdorur taktikat e goditjes dhe largimit me vrap.
Ose ndoshta teknikat më të mira të gjuetisë dhe mbledhjes, i dhanë mundësi Sapiensit të ushqejë fise më të mëdha, duke pasur kësisoj epërsi numerike në betejë. Edhe pasi Homo Sapiensi primitiv u largua nga Afrika 200.000 vjet më parë, u deshën mbi 150.000 vjet që ai të pushtonte tokat e zotëruara nga Neandertali.
Në Izrael dhe Greqi, Homo sapiens fitoi terren kur u kundërsulmua nga Neandertali, dhe kur një sulm i fundit nga Homo Sapiensi modern, 125.000 vjet më parë, do t’i eliminonte ata. Pra në fund ne fituam. Por kjo nuk ndodhi pasi ata ishin më pak të prirur për të luftuar. Në fund, ne me siguri sapo u bëmë më të mirë në luftime sesa ata. / The Conversation – Bota.al