Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: SPIUNI I LAGJES

Ai kishte republikë të zezë
Edhe mantel si të korbave

Hante e pinte
Me ujqër e dhelpra

E mbaj mend si fëmijë
Nëna na thoshte
Ruajuni prej tij

E pata parë një ditë
Duke ia vënë prangat në duar
Sheh Tefikut*

Kishte thënë në teqe
Do ta bëjmë me diell
Këtë Atdhe

Kur erdhi pranvera jonë
Më s`u pa spiuni i lagjës
Me syze të errta

E pyeta nënën
Ku është tashti ai

Nëna vuri gishtin në buzë
S`është kjo punë për ty

S’ka më frikë
Do të rritesh në liri

25 nëntor 2020.

—————————————————-
* Sheh Tefik Mustafa nga Gjilani, anëtar i “Komitetit Revulucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi- me Shqipërinë”, i dënuar në vitin 1961 me 4 vjet burgim të rëndë në Nish të Serbisë.

Please follow and like us: