Natasha Lako: 29 Nëntori, festë për përfundimin e një lufte lokale
Para shumë vitesh në 9 maj të vitit 2000, kur drejtoja arkivin e filmit, u kam dhënë njerëzve të presidencës, me kërkesën e tyre për materiale filmike, një xhirim anglez të 28 Nëntorit 1944 për ta shfaqur në sallën e Kongreseve ku kujtohej përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Dhe duket sikur ky imazh edhe sot thotë. Na o qorr sy.
Në 28 Nëntor 1944, gjithë Tirana ishte mbuishur me flamurë britanikë dhe amerikanë, qielli ishte mbushur me avionë të RAFF dhe në xhirime dhe në qëndrim Enver Hoxha nuk diferencohej nga të tjerët në tribunë. Dhe këto pamje tregojnë se pushteti i tij u konsolidfua deri në 1946 në formën e një grusht shteti, si çdo lloj marrje pushteti tjetër në Shqipëri.
Mos ia lini 29 Nëntorin dhuratë Enver Hoxhës, i cili nuk na bashkoi me të tjerët, as për të festuar së bashku me gjithë botën 9 Majin.
Nuk ka njeri në botë që nuk gëzohet për përfundimin e një lufte, djegjeve të shtëpive, bombardimeve, atentateve dhe humbjes së jetës. Edhe ushtarët gjermanë kanë ëndërruar ato çaste një vatër shtëpie. Nëqoftëse ky ishte edhe dështimii një pushteti kuislingësh, nuk është momenti që më 29 Nëntor të qajmë për të.
Shihni japonezët, se si kanë dërguar qytetit të Washingtonit pemë qershie, sepse paqja është e shenjtë. Shihni si e ka memoralizuar vetë populli gjerman luftën shkatërruese. Shqiptarët kanë fatin të shtojnë një festë me ditën e Lumturimit të Nënë Terezës. Shqiptarët nuk kanë nevojë t’ua marrësh 29 Nëntorin, atë ditë në të cilën i dhanë fund luftës. Ata që diskutojnë dhe qajnë dhe këndojnë deri sot çështje pushteti, është diçka tjetër. Kjo nuk i takon lirisë dhe sakrificave të mëdha.