Albspirit

Media/News/Publishing

Tenori Ramë Lahaj ripërpunon këngën “Për ty Atdhe”

Tenori shqiptar nga Kosova, Ramë Lahaj ka ripërpunuar këngën “Për ty Atdhe”, të mjeshtërit Pjetër Gaci. Me këtë rast, ai ka uruar edhe festën e 28 Nëntorit.

Këngën e ka shoqëruar me një video ku sipas tij, e tregon shqiptarin e mirë, atë që pas çdo suksesi, rrugën e parë qe merr është ajo për në Atdhe.

“Desha ta kthej vëmendjen tonë faktin që shpeshherë harrojmë se ky vend është më i bukuri e më i bekuari në botë, me bukuritë natyrore që ka, me kulturë e traditë unike. Për hir të atyre që brez pas brezi sakrifikuan gjithçka për këtë tokë të shenjtë që ne e quajmë Atdhe. Për rininë e mrekullueshme që kemi, të jemi më unik e më të përkushtuar se kurrë për Kombin e të ardhmen e tij”, ka shkruar në Facebook tenori kosovar.

Please follow and like us: