Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata dënon Luan Dacin me 6 muaj burg

Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin ka dhënë vendimin për ish-anëtarin e KPA, Luan Dacin, i cili  akuzohet për “Falsifikim dokumentesh”. GJKKO e ka cilësuar fajtor Dacin dhe e ka dënuar me 6 muaj burg, por ky dënim konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Më herët, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar që ish-gjyqtari Luan Daci të dënohet me 1 vit burg anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci, i cili  akuzohet për “Falsifikim dokumentesh”.

Sipas SPAK, Daci ka falsifikuar dokumentet kur aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA. Në atë kohë, Luan Daci fshehu faktin se kur ishte gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e kishte shkarkuar nga detyra për paaftësi dhe shkelje ligji.

Luan Daci u pezullua nga detyra me vendim gjykate, por apeli e riktheu sërish. Por, me vendim të Kolegjit të Posaçëm, ai nuk merr pjesë në gjykime nga korriku i këtij viti.

Kallëzimi ndaj Luan Dacit ka ardhur edhe nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Gjithë historia e Dacit filloi nga viti 2017, kur teksa kandidonte për anëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Please follow and like us: