Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahim Eren: “TRT-ja është zëri i zërave të ngjirur”

Kreu i Bordit Drejtues dhe Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik Turk (TRT), Ibrahim Eren deklaroi se TRT-ja përmes Forumit Botëror është bërë zë për zërat e ngjirur.

Kreu i Bordit Drejtues dhe Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik Turk (TRT), Ibrahim Eren deklaroi se TRT-ja përmes Forumit Botëror është bërë zë për zërat e ngjirur.

Ibrahim Eren foli në ceremoninë e hapjes së Forumit Botëror të TRT-së, i cili po mbahet nëpërmjet internetit më datat 1-2 dhjetor për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) me temë “Dinamikat e paqëndrueshme: Rendi ndërkombëtar në botën post-pandemike”.

Eren theksoi se forumi synon të sigurojë një platformë reale globale për vendimmarrësit, drejtuesit e opinioneve, politikanët dhe anëtarët e shoqërive civile për të diskutuar çështjet më të rëndësishme të sotme nga këndvështrime të ndryshme.

Ai deklaroi se prej edicionit të parë të Forumit Botëror të TRT-së ata kanë bërë përpjekje të mëdha për të nënvizuar se “si anëtarë të shoqërisë globale janë në të njëjtën varkë”.

“Në të njëjtën kohë, ne shprehëm se disa zëra janë më të dëgjueshëm se të tjerë. Kjo është arsyeja pse jemi përpjekur kaq shumë për tu dëgjuar ata që u injoruan dhe zëri i të cilëve nuk u dëgjua për vite me radhë. Ne u bëmë zë për zërat e ngjirur”, deklaroi Eren.

Eren theksoi se kjo është filozofia kryesore që qëndron nën ndikimin ndërkombëtar të TRT-së, ndërsa tha: “Të jesh zëri i të heshturve është motoja e TRT si vlerë. Kështu krijuam Forumin Botëror të TRT-së”.

Ai gjithashtu shprehu falënderimet e tij për të gjithë ata që kontribuuan në forum, veçanërisht Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

TRT World Forum 2020 do të mirëpresë ekspertë të ndryshëm nga e gjithë bota

Please follow and like us: