Ndërron jetë nënkryetari i Shkupit, biznesmeni shqiptar Enver Maliqi
Ndahet nga jeta nënkryetari i Shkupit dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Enver Maliqi. Duke mos përmendur arsyen e vdekjes, nga Qyteti i Shkupit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale theksojnë se “humbëm një njeri me vlera të larta”.
“Me keqardhje ju informojmë se sot ndërroj jetë afaristi i njohur shkupjan Enver Maliqi 🙁 .
Njeriu që kontriboi në zhvillimin e ekonomisë së shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Ngushëllime familjes Maliqi dhe gjithë shoqërisë.” thuhet në postim.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Maliqi u zgjidh anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BD), ndërsa më pas u emërua zv/kryetar i Qytetit të Shkupit nga ana e kryetarit Petre Shilegov.
Maliqi ka qenë i njohur si një biznesmen i suksesshëm në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e rajonit, duke poseduar kompani në fush
Please follow and like us: