Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive me Kejvi Micin: Bullizmi, një plagë e heshtur që vret shumë!

 

Julia Veizi

Shumë nga ne e kanë përjetuar bullizmin në familje e në shoqëri dhe kanë heshtur.

Por ajo heshtje vret.

Vret viktimën, vret fajtorin, vret shoqërinë, sepse bullizmi është një ndjenjë e keqe, asnjë kohë nuk e shëron.

Një shqiptar nga Shqipëria i cili jeton në Belgjikë, ka krijuar një organizatë të madhe kundêr kësaj dukurie, ku mblodhen një gardë të rinjsh për të shprehur ndjenjën dhe pasojat e bullizmit si dhe për të luftuar bullizmin.

z.Kejvi Mici është një i ri shqiptar  i cili ka arritur të ngrejë zërin e tij intelektual kundër këtij armiku qė është më i keq se shumë sëmundje të tjera kronike.

 

Zoti Mici kur filluat dhe si ishte fillimi?

 

Fillimet përherë janë të vështira, më duhet ta sqaroj komuniteti ‘Egos’ po bën gati 2 vite, është ende i paligjëruar.

Arsyeja është sepse, dëshirojmë që njerëzit të dëgjojnë për veprat e mira, pastaj do marrim përsipër hapat e tjerë.

Që në fillime me Konferencën e Parë të Teknologjisë Dixhitale Inovative, paqja fillon me një buzëqeshje (Koncerti), ishin dy suksese të ‘Egos’ ku u ndihmuan dhe njerëzit në nevojë.

Së fundmi vijmë me projektin e Bullizmit, që lindi kur dëshiroja me zell të shikoja diçka të bukur në Shqipëri, në kohën e pandemisë dhe vëmendje zinin gjërat pavlera, më falni për sinqeritetin.

Atëherë mendova të vijmë me diçka të prekëse dhe reale, një fenomen që e gjejmë kudo.

 

Kishte ndonjë rast që ju nxiti të luftonit këtë dukuri të shëmtuar?

 

Realiteti shqiptar ka kudo bullizëm dhe njerëzit e pranojnë sikur të ishte diçka që kalon dhe nuk ka asnjë problem që ndodh.

As nuk mundohen që të bëjnë diçka.

Madje shumë instanca keq edukojnë.

Kishte ardhur momenti për të bërë diçka.

 

Bullizmi është i pranishëm në çdo sferë të jetës, në çdo moshë, cila është mosha më e prekur?

 

Nëse më duhet të flas si një profesionist, të rinjtë janë ata që bien pre shpesh.

Ama e kemi kudo, në çerdhe, kopësht, familje, shkollë, punë e kudo.

E gjejmë dhe në vendet e zhvilluara, ama duhet patur kujdes që trajtimi të ketë metodën specifike. Dhe ne duhet patjetër të investojmë dijen tonë në gjëra që kanë rëndësi.

Marr shkas se çdo fenomen negativ, ka një tragjedi, një dhunë të ushtruar në kohë, ndonjëherë dhe në fëmijëri.

Duhet të dijmë si t’i trajtojmë të gjitha rastet.

 

Shumë prindër harrojnë t’i pyesin fëmijët se si po kalojnë në shkolle me shoqëri. Ka edhe prindër kur i injorojnë fëmijët e tyre, kur ata ankohen se askush nuk po flet me ta në klasë, si e shpjegoni këtë dukuri, si duhet vetëdijësuar prindërit që të përkushtohen me shumë në jetën e fëmijëve të vet?

 

Është një nga problematikat më të mëdhaja, pjesa që duhet të ketë komunikim në çdo moshë.

Të gjithë prindërit përpos kujdesit ditor, duhet të kenë kujdes dhe në pjesën si edukojnë.

Nêse ndodh diçka në klasë, marrim një shembull: zënkat, ofendimet nuk duhet të jetë termi i gabuar ‘hajt se kalon, është e moshës’, por që në këtë momente duhet punuar me fëmijën.

Nëse nuk dini si të flisni apo reagoni, me problematikën ekzakte, flisni me dikë të fushës.

Nuk duhet të përbëj turp, ndihmesa.

Ju do ndikoni në një rritje cilësore dhe fëmijët tuaj do dijnë si të reagojnë. Merrni kohë me fëmijët tuaj, lëreni përditshmërinë disa kohë apo qëllimet, bëjini diçka që të edukoni konceptet e duhura dhe fëmija juaj të jetë shëmbëlltyra juaj

 

Në bullizëm në fillim kemi vetëm një viktimë, vetëm viktimë, por dikur viktimë bëhet edhe fajtori. Si duhet të veprohet me viktimat e bullizmit dhe me fajtorët që e shkaktojnë?

 

Parimisht ne kemi ecur me këto stade.

Etapa e parë: Një fushatë sensibilizimi në rrjete sociale, duke ditur që kohët e fundit çdo gjë është e përqendruar aty.

Etapa e dytë: Workshope, konferenca, webseminar, kuvend, takime në terren, kampe, shkolla, qendra, etj.

Etapa e tretë: Kur të fillojë Viti i Ri shkollor do krijohen disa konkurse në shumë zhanre, por dhe do jemi aty për shumë platforma që do hartojmë.

Etapa e katërt: Dokumentim mbi ecurinë, statistika, anketa të ndryshme deri në finalizimin e një filmi që do shtrihet në disa vende të botës ku ka komuniteti shqiptare dhe jo vetëm.

Etapa 5: Krijimi i broshurave, një mini-libër informues mbi bullizmin (kopsht, prindër, individ, shoqëri, komunitet), etj.

Duhet ecur me idenë fuqizo nëpërmjet edukimit cilësorë.

Duhet treguar që ky gabim, që bëhet sot sjell një problematikë shumë të madhe me kohën.

Prandaj me viktimat e bullizmit, duhet vazhdimisht folur, që ata/o ta kalojë në një mënyrë të qëndrueshme pa lënë pasoja të mëdha.

Nëse nuk dilet dot me të folur, në asnjë moment nuk duhet të ushtrohet dhuna, sepse mendoni se nuk kupton viktima.

Kërkon ndihmë në njerëz apo komunitete specifike që merren si Komuniteti Egos, ata ju çojnë tek zgjidhja pasi studiojnë rastin.

Me fajtorin duhet ndjekur një trajtim i gjatë, me bindjen që kjo gjë nuk sjell diçka të mirë dhe mbajtjen në shqyrtim për një periudhë të gjatë derisa të ketë përmirësim.

 

Bullizmi shpesh ka përfunduar me fatalitete e plagë të rënda. Sa është kjo dukuri e rëndë në Shqipëri në krahasim me vendet nëpër botë?dhe cilat janë simptomet e bullizmit tek të rinjtë?

 

Kur një fenomen nuk parandalohet në kohë sjell fatalitete.

Kjo dukuri e gjejmë në çdo vend në Shqipëri në mënyrën më të keq të reklamueshme dhe ndonjëherë shumë të dëmshme.

Shumica nuk reagojnë nga frika e paragjykimit, humbja e vendit të punës ose shumë më shumë se kaq, por duhet reaguar në mënyrën e drejtë, çdo kohë.

Kejvi Mici: xxxx

 

Sa antarë ka organizata juaj? Keni mbështetje financiare, cili është burimi i mbështetjes? Kush mundë t’i bashkohet organizates suaj dhe si?

 

Momentalisht ky ka nisur si projekt në kohën e lirë.

Kanë ndihmuar miqtë dhe të njohur me mbështetje morale, hapësira mediatike, teknologji, njerëz apo gjëra të ndryshme përpos financës.

Jo gjithmonë financa është ndalesë kur ka dëshirë të mirë për realitetin e trojeve shqiptare.

Për sa i përket financës, nuk është problem pasi duke punuar pastër dhe me dobi në komunitet dhe më tej, çdo e mirë vjen.

Dhe i bëjmë thirrje të gjithë afaristëve për ndihmesë në shumë fusha.

Së bashku mund t’ia dalim.

Duhet përmendur që kur kemi nisur bashkëpunimet, kemi bërë miq të rinj që kemi arritur deri në Amerikën Latine.

Çdokush i ri, njeri profesionist në një fushë të caktuar mund të bëhet pjesë e jona.

Nuk kemi vendosur kritere, thjesht të kemi dëshirë të mirë për të transformuar pozitivisht këto fenomene, le t’i quajmë kështu.

 

Cilat janë projektet e radhës?

 

Komuniteti ‘Egos’ nuk ndalet më.

Duke ditur që me punën tonë detajiste me këtë projekt duke sjellur shumë risi si:

– Emisioni “Fol me Egos”, që do përqëndrohet në lançimin e figurave të shumta nëpër botë, mbi vlerat, promovimin, por dhe shumë emisione duhet të mbartin një vlerë të shtuar realitetit, një gjurmë. Prandaj ne çdo gjë e tregojmë me vepra.

– Projekti tjetër është ‘Ambasada Rinore’ – Shumë të rinj në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, do kenë mundësi për të përfituar. Do jetë kjo dritare që do bëjë të mundur shumë projekte me rëndësi në çdo kohë.

– Duke ditur që vlerë i japim vetes dhe shumë të rinj të fushës dhe jo vetëm janë pjesë e jona, si Forumi Egos, vullnetarët e shumë kemi krijuar tema për mësues, nxënës dhe target-grupe të caktuar duke i ardhur në ndihmë shumë individëve, por me emra artistikë, pasi vlerë ka informacionet dhe zgjidhjet se sa emri personal.

– Së fundmi kemi krijuar eventi virtual të quajtur Kuvendi: Bullizmi në kohë Pandemie. Është krijuar nga Kejvi Mici dhe Marsela Koçi që është përfaqësuese e komunitetit Egos në Angli dhe ndërkohë është dhe kryetare e lëvizjes “Krahët e Shqipes”. Këtu folësit do jenë të huaj në shumë fusha si:

– Doc Alex Mungia Salazar

– Silvia Dumitrache

– Attilio Miani

– Federica Marrochino

– Lucca Bauicio

– Christian Flores

– Marcia Zegara. por dhe shumë e shumë të tjerë si të ftuar nderi por dhe shumë personalitete shqiptare, por dhe të huaja. Ky kuvend do jetë në gjuhën italiane dhe angleze. Kuvendi do realizohet 20/12/2020 ora 18:00. Kushton 20 euro. Mjaftojnë të na shkruani në rrjete sociale si egosalbania@gmail.com ose egos/ egos albania dhe gjeni çdolloj informacioni. Qoftë dhe numrat e kontaktit në Shqipëri dhe jashtë saj.

Duhet theksuar që një pjesë e biletave do shkojnë për të ndihmuar familjet në nevojë dhe fëmijët për Krishlindje dhe Vitin e Ri. Komunitetet shqiptare nëpër botë duhet të na bashkohen, por dhe shqiptarët Është një risi se nga ky kuvend do dalin shumë gjëra interesante. Linku i eventit: https://fb.me/e/1NWLYOmbl

– Sekret e prindërimit, një aktivitet për të gjithë prindërit nga dy profesionistë që kanë dhënë kontributin si: Laureta Roshi dhe Bona Miekley ku do japin informacione shumë të vlefshme për sa i përket prindërimit të gjithë persona duhet të jenë nga çdo vend.

https://fb.me/e/9pmupuTAD

– Projektet e tjera ne i shfaqim me veprën, ajo na tregon me kohë gjithë veprimtarinë tonë.

 

Shqiptarët në mërgim e posaçërisht fëmijët shqiptarë nëpër botë, sa janë të prekur nga bullizmi?

 

Në një kohë të shkurtër projekti jonë lindi në Shqipëri dhe u përhap në shume vende kryesore të botës.

Bullizmi është kudo, sidomos komunitetet shqiptare e ndjejnë shumë.

Fillimisht në fillime duke mos ditur gjuhën, kulturën e punës, të folurit, etj, por me kohën vendet e zhvilluara japin mundësi që gjërat të rregullohen.

Ama ka problematika në çdo kohë. Dhe janë shumë të prekur sidomos nëpër shkolla, por dhe shumë vende të tjera.

Ama me kohën çdo gjë sistemohet.

Madje për t’i ardhur në ndihmë komuniteteve shqiptare me një afarist dashamirës dhe miq të mirë nga komuniteti si z. Muzafer Sulejmani nga Finlanda (pcwebsolutions.fi), kemi krijuar bashkarisht https://xtract.al/mca që do ndihmojmë me shumë profesione, si përhapjen e gjuhës shqipe, por dhe shumë persona që nuk kanë gjetur veten e tyre jashtë shtetit, duke iu dhënë mundësia për te fituar jo vetëm eksperiencë.

 

Duke iu dëshiruar suksese në këtë mision shumë human, ju lusim për një mesazh për lexuesit tanë?

 

Fenomenet që dëmtojnë shoqërinë tonë duhet që ne të gjithë të ngrejmë zërin.

Ne vërtetë ndihemi krenar duke parë triumfet e shqiptarëve, nëpër botë, ama të gjithë duhet të kontribojmë nga pak.

Ftoj të gjithë të na bashkohen për të kontribuar në shumë mënyra, porsa të shikoni apo shfletoni për komunitetin ‘Egos’ e shikoni vizionin dhe punën serioze 24 në 24.

Le t’i transformojmë fenomenet që na dëmtojmë, t’i themi jo bullizmit.

Të gjithë së bashku ne mundemi.

Mos harrojmë sfidat që ne bëjmë për ditë, për të qenë këtu ku jemi, njerëzit që kanë nevojë për ne, duhet të mblidhemi dhe të japim kontributin të gjithë së bashku.

Të mos presim të na vijnë forca politike me ide bashkimin e shqiptarëve, të na mbledhi ne.

Por ta duam njëri-tjetrin, ta përkrahim në problematika dhe të tregojmë vlerat e kombit tonë. Mesazhet e tjera janë dhënë shumë.

Këtë e mendova në mënyrë të thjeshtë. Sidomos dhe të na bëhen pjesë në dy aktivitetet e fundvitit, të gjithë mund të bëjmë shumë gjëra.

Please follow and like us: