Albspirit

Media/News/Publishing

Xhovalin Delia: KRIM POLITIK, ANTINJERËZOR E ANTIKOMBËTAR

Politika shqiptare është më antishqiptare se se politika serbe dhe më vdekjeprurëse se Covid-19.
Dëmin që i kanë bërë e po i bëjnë sot shqiptarët njëri-tjetrit në Shqipëri e në Kosovë, nuk na e kanë as armiqtë tanë.
Rënimin katastrofik që politikanët i kanë bërë ekonomisë, kulturës e shëndetit të shqiptarëve është më i rrezikshëm virusi se Covid-19. Këtij të fundit po ja gjejnë ilaçin, POLITIKËS KRIMINALE shqiptare jo.
Për një byth pushtet e një grusht lekë, me dhe padashje politikanët po bëhen aleatë të Vuçiçëve duke improvizuar “një Hagë të turpshme” në Tiranë. Po për një grusht vota e për shumë lekë po bëhen aleatë të virusit famkeq që po merr jetë e po rrënon përfundimisht ekonominë.
O mjeranë politikanë, të ZINJ, blu, të kuq e rozë, mos u bëni aleatë me të KEQEN! Mos i shtoni të akuzuarit e të vdekurit. Bëhuni aleatë të vëllezërve tuaj kosovarë e opozitarë.
Shpëtoni të gjallët nga Covid-19 e nga URIA.
Zotni Kryeministër, mbylle puseten “haga e Tiranës”, se na del na tepron Haga origjinale.
Zotni kryreopozitar, mos numëro të vdekurit, por bëj atë që të takon për të shpëtuar të gjallët. Konflikti juaj MIZERABILE po favorizon çakallët, BIZNESIN Covid-19. Kjo që bëni ju nuk është politikë, por KRIM POLITIK ANTINJERËZOR E ANTIKOMBËTAR. Jazëk ju qoftë!
Please follow and like us: