Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize F. Elshani: Sot nuk dhamë vetëm dhurata, po shumë dashni!

Të dashur miq dhe mikesha në lidhje me aktivitetin humanitar që mora për të dhuruar nga një dhuratë për gratë e prekura me kancerin e gjirit, dua t’iu falenderoj jashtë mase.

Faleminderit Dr. Ilir Kurtishi i cili në momentin që e kontaktova për aktivitetin më tha “Po Hafize, aty do presim”.  Faleminderit Drita Berisha, kryeinfermiere që na priti me shumë dashni.

Ajo çka dua të them është se sot nuk dhuruam vetë dhurata, por shumë dashni dhe shumë mirësi, sot patë shumë gra që ndan përvojen e tyre, shumë nga to që kanē kaluar këtë sëmundje dhe mes lotësh duke dhuruar dhurata me zemër e duke uruar që edhe gratë e tjera të prekura me kancerin e gjirit t’ia dalin.

Sot, pos dhurateve, unë mora dhuratën më të madhe e mora përjetimet e grave që kanë kaluar këtë sëmundje, pēr guximin e tyre, për forcën e femrës dhe për sfidat që kaluan, rrëfime të pa dëgjuara me herët.

Dhe realisht mund ta them: Gratë heroina shumë rrallë i gjejmë në librat e përrallave, sepse ato jetojnë në botën reale. Falemiderit secilit, falemiderit për energjin solare që e sollet sot mes nesh.

“HISTORIT MË TË BUKURA FILLOJNË NGA GUXIMI”-    Kjo është motoja që sot i zbukuroi sheshet e Prishtinës me humanizëm dhe me dhurata. Uroj që të kemi arritur t’i gëzojm edhe zemrat e grave që janë duke luftuar dhe e di që do ia dalim ta mposhtin luftën me kancerin e gjirit dhe çfardo lloj kanceri tjetër.

Fitore Zeneli, siç e ka emrin e fitoi edhe luftën me kancerin e gjirit me shumë vullnet për jetēn me shumë guxim. Fitorja ia doli, para një viti e kisha në intervistë si e prekur nga kanceri, sot e kisha afër duke dhënë masazh për gjitha ato gra që bashkë do ia dalim. Fitore, faleminderit që ishe aty, herave të tjera uroj të jemi me gjitha ato gra që do ia dalin mbanë dhe e di që po do ia dalim bashkë çdo gjëje dhe çdo sëmundje.

Shumë më keni pytur pse dhurata?

Jo pse nuk kanë nevojë për para, e di që kanë, e di që ju duhen për terapi, e di edhe që ushqimi ju duhet, por dhuratën vendosa si ide pasi:

  1. Doja të ishte dhuratë guximi e dashnie e mbështjellur bukur për festat e fundvitit duke i treguar se nuk janë vetëm.
  2. Pasi nuk doja të keqperdoret asnjë cent, asnjë ushqim, doja të ishte gjithçka transparente.
  3. Diçka ndryshe që deri sot nuk është bërë.

Ajo çka ka rëndesi është se dhuratat me të bukura ishin të mbështjellura me ambalazhin e quajtur DASHURI.

Ju dua fort!

Faleminderit Fitore, Lule, Gresa, Emine!

Please follow and like us: