Reforma në drejtësi, Kim: Nuk i kemi mbyllur sytë ndaj mangësive
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka folur në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe Reformën në Drejtësi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.
Ajo ka theksuar se Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri në fund të muajti dhjetor. Ambasadorja thotë se “në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive”.
“SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet”, shkruan ambasadorja Kim.