Albspirit

Media/News/Publishing

Alfons Zeneli: ENIGMA

Habitem se si shiu
nuk qëndron në trupin tënd,
flokëve të tu
kur bie.
Habitem se si nuk bëhet liqen
e të të mbajë në veten e lagësht e të gjelbër,
të të bëjë algë në fund te shpirtit…
Po era kur sillet rreth teje
si nuk bëhet guackë
e të të bart lart për të zbukuruar
akuariumin e qiellit
të kësaj dite?
Pse udha nuk tretet
nën hapat e tu
e të bëhet ai lumi që rend
mes shkretisë?
Përse vetë udha nuk humb?
Në erë e shi
kalorësi im i zi
dhe troku i pafund.
Please follow and like us: