Ardita Lajçi-Gjocaj: Para atyne që andrrat dojnë më t’i vra

Kurrë nuk mujta më e kallxu veten
që kam dasht më kanë.
E kam ndrydhë mrena vetes,
e kam tjetërsu,
krejt pamje tjetër i kam dhanë.
N’këtë botë t’mallkueme,
që për dy gisht ftyrë
duhet shumë më përbi.
Më i mshelë sytë para t’keqës,
më u qeshë edhe kur t’vjen më kja,
para atyne që andrrat dojnë më t’i vra.
Please follow and like us: