Albspirit

Media/News/Publishing

Majlinda Keta: Asnjë forum gruaje nuk reagoi ndaj fyerjes së Frrok Çupit ndaj Grida Dumës

Ka reaguar ish Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste Majlinda F. Keta në rrjetin social në lidhje me skenën në emisionin e Eni Vasilit, kur debati degjeneroi dhe Frrok Çupi filloi ta fyejë Grida Dumën:

Flasim e mbllaçitemi pë dashurinë dhe padurimin tonë për t’u përmbushur dëshira jonë për t’u integruar sa më shpejt në Bashkimin Europian.

Një gjë ende nuk e kemi kuptuar qartë: është dhe kemi përgjegjësi individuale ndaj kërij procesi ku jemi përfshirë tash 30 vite qysh nga cilësia e votës që japim për të prodhuar qeverisje dhe elitat politike e deri tek sjellja jonë për më tepër ajo publike.

Ky është rrugëtimi YNË dhe i askujt tjetër.

Mbrëmë ky proces, në dimension publik ka fituar kredite të konsiderueshme pro europianiste nga një intelektual, publikisht i njohur në media, z. Gjekmarkaj, i cili i ka dalë në mbrojtje një Zonje të angazhuar publikisht shumë më herët se politikisht, Grida Dumës, ndërsa u dhunua në çdo element të komunikimit publik nga një pjesmarrës tjetër në debat. Përtej emrit qendron fenomeni.

Të falenderoj profesor Gjekmarkaj për këtë leksion publik që keni dhënë mbrëmë.

Kjo duhet të jetë një sjellje normale pas 30 viteve rrugëtim pro europian. Edhe ky standard sjelljeje personale, publike duhet të jetë pjesë e asaj që quhet burrëria shqiptare.

Në asnjë mjedis politik dhe publik nuk duhet t’i besohet protagonizmi dhe udhëheqësia një mashkulli( se burra nuk quhen) që ka guxuar, guxon të dhunojë një grua në çfarëdo rrethane.

Meshkuj të tillë duhen abandonuar në mjedise politike dhe publike dhe kudo ku taksapaguesi paguan për to.

Mbështetja për to vdes kauzën e madhe për shanse të të barabarta në jetë publike e politike mes femrave dhe meshkujve. Pa të nuk ka integrim europian të përmbushur mga shqiptarët.
……….
Për çudi SOT asnjë Forum i Grave të Politikës apo OJF me shumë miliona finacuar për arritjen e barazisë gjinore në vend nuk ka dalur t’i shprehë falenderimin Prof. Gjekmarkaj për këtë rast.

Ato mbeten me dy personalitete ndaj kësaj kauze, mes të thënit dhe të bërit.

Ne vijojmë të refuzohemi në pritshmëritë për progresin e radhës EDHE se mendërisht nuk e kemi kuptuar dhe as veprojmë me standardet e BE në të përditshmen tonë qytetare dhe profesionale po aq sa votojmë apo bëhemi ndjekës të meshkujve të politikës dhe jetës publike.

Mua nuk më habiti refuzimi i rradhës, mendërisht dëftojmë se jemi larg në sjelljet tona personale, institucionale dhe kolektive nga e drejta për të hapur negociatat për anëtarësim në BE.

Please follow and like us: