Edmond Kaceli: Qielli nuk është më problemi yt!
Nëse qielli është gri, e shiu të mërzit
lërë shiun të bjerë pa pushim
por thellë
në brendinë tënde të pikëllueme
merr ngjyrat më të bukura që
mundë të prodhojë fantazia e coptueme
ndërroja ngjyrën qiellit…
por thellë
në brendinë tënde të pikëllueme
merr ngjyrat më të bukura që
mundë të prodhojë fantazia e coptueme
ndërroja ngjyrën qiellit…
Nëse qielli është i kuq
e zemra e qiellit fillon të pikojë gjak
bash aty ngjyeje fjalën! Fort
ngjyeje!
-derisa dhimbja çliruese të dalë prej shpirtit
si një brimë brimtarësh malsorë me zà të thekshëm!
në mortin e mbramë!
E qielli prej brimës ka me ndërru ngjyrë!
Nëse qielli bëhet blu
hapi krahët e hidhu prej shkrepit ma të naltë!
në vdeksh, (patjetër ke me vdekë)
të paktën mundesh me thanë: Po vdes në fluturim
drejt fundit të paanë!
(ose me vdekë duke u tërheqë rrëshqanë!)
Nëse qielli mbeti prapë gri…
Mos u merr me qiellin!
qielli nuk është më problemi yt!
Itali, dhjetor 2020
Please follow and like us: