Ishulli i Sazanit, zonë turistike apo?
Besnik Velaj
E bëmë pyetjen që në fillim se pyetësori ka dhe çudinë brenda. Ishulli i Sazanit, djali i vetëm i vatanitNëna Shqipëri, që nga koha e lashtë e Ptolemeut, Polibit dhe deri kur u pranua Shqipëria në NATO…është ishulli i militarizuar. Nga romakët ka trashëguar mbeturinat e një kështjelle; nga sistemi komunist bunker të pacenuar. Pushtuesit, të paktën, i kanë shijuar puhizat, kaltërsitë, jodin etj., si pjesë të disfatave të tyre…, por shqiptarët, vlonjatët, u kanë munguar fatet për të shijuar apo u kanë prangosur idetë apo shanset për të zhvilluar industrinë e turizmit në ishullin e Sazanit. Pushtuesit dhe sistemi komunist kanë sjellë izolimin dhe mjegullën e zhvillimit të turizmit. Veç tërësisë tokësore, pyetja se kush është ishulli i Sazanit në kontekstin e mësipërm, për 50 vjet diktaturë apo 20 vjet demokraci, për zhvillimin e turizmit është e pamotivuar, pavlerësuar, e papeshuar për alternativën.…
Sazani për shqiptarët
Ndoshta për nënshtrim politikë, nuk kemi ditur t’i vlerësojmë pasuritë tona turistike. Greqia, Kroacia në Ballkan kanë mijëra ishuj dhe nuk kanë falur asnjë; qoftë edhe një pëllëmbë tokë ishullore, por përfitojnë valutë të huaj nga turizmi shtetëror.
Pse ishulli i Sazanit të mbetet pronë e Robinson Kruzovet të 10 apo 15ushtarëve të huaj për turizëm të bunkerizuar në demokraci? Ishulli i Sazanit është në vazhdim të Gadishullit të Karaburunit, dikur i bashkuar me të, por i shkëputur gjatë periudhës gjeologjike të kuaternarit, me anë të një fundosje tre kilometra, që formon grykën e Sazanit. Ka një sipërfaqe 6 kilometra katror, në formën e bukur të një rombi. Relievi është malor, i përbërë nga dy maja të rrumbullakosura, të ndara midis tyre nga një gropore, ku janë vendosur qendrat e banuara të Robinso Kryzovet. Sazani është skaji më perëndimor i vendit tonë. Si gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit, me pozitën gjeografike dhe strategjike kanë tërhequr vëmendjen e turistëve,vizitorëve për turizmin malor. Sazani nuk është për vendasit dhe as ka qenë; qoftë edhe me vizë…. Të parët kishi frikë se mos i marrin në zbor për të mbrojtur ishullin nga NATO…; Të huajt nga frika e humbjes në luftën antiimperialiste….
Një histori e shkurtër
Pse të mos jetë ishulli i Sazanit port i turizmit në Adriatik? Ashtu si pa u ndjerë, deri në aventurat politike, për 50 vjet, politika vertikale, organet e pushtetit lokal pengojnë investimet në ishullin e Sazanit, ishullin strategjik. Ishulli i Sazanit është kaq afër;11milje larg Vlorës dhe shumë larg për të plotësuar nevojat imediate, me potenciale të mëdha turistike. Shumë e madhe është historia e ishullit të Sazanit, si vendbanim i lashtë, për turizmin kulturor. Qysh nga kohët më të lashta kanë shkruar Skylaksi, Polibi, Sazo si vendqëndrim për lundërtarët. Më shumë vlerë duhet treguar për të çmuar turizmin kulturor, kur në faqen e ishullit, në perëndim, janë zbuluar mbeturinat e një kështjelle që i përket kohës romake. Sipas Prof. Halo Abazit, në mesjetë, venecianët e kanë përdorur ishullin si fortesë të tyre, kur ishin zotër të Aulonës dhe Spiranicës. Banorët vendas të ishullit, duke qenë se bëheshin viktimë e piratëve të detit ikën në vende të tjera, një pjesë e të cilëve u vendosën në Zvërnec dhe në Nartë ose Artë.
Epoka e bunkerizimit
Në kohë të reja, ishulli është përdorur si kullotë dimërore mjaft e pasur, e përshtatshme, e cila ishte pronë e vezirit të Beratit, i cili e jepte me qira për 1500 piastra në vit. Kohë pas kohe pushtimesh ishulli i Sazanit u bë vazhdimisht objekt i diplomacisë dhe agresionit të shteteve përtej detit për ta kthyer atë në bazë ushtarake. Në vitin 1913, kur ushtritë greke përparuan në drejtim të territoreve të Shtetit të Pavarur Shqiptar, ata zunë padrejtësisht edhe Sazanin. Në konferencën e Ambasadorëve në Londër, ishulli i Sazanit diskutohej jo si një vend ku gërshetoheshin interesat italo-greke. Më 30 tetor 1914 njihet si dita kur Italia pushtoi Sazanin dhe prej andej, pas nënshkrimit të Traktatit të fshehtë të Londrës, filloi planin e italianizimit të Shqipërisë nën pretekstin se ajo mbronte gjoja interesat strategjike të Italisë në Adriatik dhe siguronte, gjoja paprekshmërinë e Shqipërisë. Qysh nga ajo kohë, ishulli i Sazanit nuk u përdor më as si kullotë dimërore, por si bazë sekrete ushtarake italiane, ku mos të shkelte më këmbë shqiptari. Populli ndjeu dhembje të brendshme dhe aktualisht që nuk viziton pjesën më të bukur hyjnore të Atdheut. Jo vetëm që ishulli i Sazanit duhet ti kthehet tërësisht destinacioni turistik, por, për historinë e mësipërme ai ka interes për turizmin kulturor. Në pllaka përkujtimore, stendat apo muzeume madhështor turistët duhet të mësojnë të vërtetën e masakrave të pushtuesve. Në luftën e Vlorës, në vitin 1920, u internuan në ishullin e Sazanit 1500 veta nga popullsia. Edhe pushtuesit italianë apo grekë, të mundur me turp në fushat e betejës, u larguan nga Vlora, por mbajtën ishullin e Sazanit përjetësisht. Edhe sot duken punimet fortifikuese nga forcat ushtarako/detare dhe armatime të shumta, si dhe një sistem minash të ndryshme, të ndryshkura për rreth ishullit. Edhe kujtimet e të më moshuarve janë më mallëngjyese, kur na jepen barinjtë që vajtojnë tokën e tyre amtare se u mungonte një pjesë e trupit. Në muzeun natyror, por si i tillë duhet ligjëruar nga shteti, pjesë e turizmit kulturor, duhet të shtohet dhe historia e kohës së Zogut të I-rë, kur Sazani u mbeti italianëve. Për këtë padrejtësi patriotët shqiptarë, brenda e jashtë vendit protestuan, nxorën edhe një gazetë të quajtur Sazani në Francë. Sazani mbeti pronë e shqiptarëve vetëm pas Luftës Nacional-Çlirimtare, por, pas 50 vjetësh, potenca e pasurive turistike mbeti e panjohur, e izoluar, pa komunikim qoftë me vlonjanët, qoftë edhe me shqiptarët.
Një ide për ishullin
Sot, pas 30 vitesh demokraci, ishulli i Sazanit mbeti i izoluar, i vetmuar për turizëm. Për turizmin mbetën objektet e shkatërruara social-kulturore të socializmit…mbeti një ndërtesë e gjeneralit italian të ishullit, bashkë me plazhin e vogël. Ky emërtim pushtuesish, i pandryshuar deri në kohët tona, është një ironi therëse për të zotët e vatanit, gjë që tregon se vetëm të huajt e njihnin jetën për të provuar …kënaqësitë e detit të kripur, diellit thekës, gjelbërimit të përjetshëm…
Vendasit duhet të ëndërrojnë ëndërritje absurde në Vlorë nëse qeveritë venë e vinë si pikat e shiut në muajin korrik dhe janë shterpë për ide. Për zhvillimin e turizmit në Sazan, ne mund tu drejtohemi personaliteteve, biznesmenë, etj. Njëri prej personave që e ka ngritur këtë problem është zoti Petrit Levendi, i cili është shprehur kështu:
Deri më sot ishulli në konceptin gjeografik, konceptohet si tokë tjetër dhe çdo shqiptar do të kishte dëshirë ta vizitonte atë. Dëshirën për vizitë e kanë shqiptarët e Maqedonisë, e Malit të Zi dhe të Kosovës, por, edhe shumë të huaj. Ata do të shihnin shumë bunkerë në skalionet perëndimore, si çmenduri e një njeriu dhe e sistemit që e polli. Ata do të shihnin, do të njihnin në vend shumë histori në objektet e mbetura sot rrënoja, të cilat, i ngritën nga njerëz që kanë thyer duar e këmbë duke montuar elementët e betonit, duke transportuar mbi shpinë. Anijet luftarake dhe zonat e ankorimit mund të përdoren nëse restaurohen dhe vendi kthehet në një port jahtesh. Po aty, si pjesë e muzeut Aeronaval, mund të ankorohen një apo dy nëndetëse, anije luftarake të Luftës Ftohtë, për tu vizituar falas nga turistët dhe ndërtesat ekzistuese ushtarake, të cilave pa iu ndryshuar arkitekturën dhe konfiguracioni, por duke i rilyer, me dizenjo në vija të lakuara e jeshile, të kthehen në bare, restorante ku të gatuhen fruta deti, dyqane ushqimore dhe artikujve të përdorimit të brendshëm. Ato mund të kthehen në dyqane suveniresh, biblioteka, butikë, klube nate, pub-e, agjenci turistike, pika interneti, shërbime postare, ex-change. Aty mund të jetë qendra administrative e ishullit; një zyrë policie dhe një kazino për të rriturit.
A nuk do të ishte një eksperiencë e rrallë turistike në botë? A nuk është sot ish ishulli i torturës, pranë kontinentit amerikan, që vizitohet nga 5000 vizitorë në ditë, duke sjellë të ardhura për komunitetin në rreth një milion dollarë në ditë?
A nuk është ishulli i Sazanit me histori të ngjashme me Alkatrazin? A nuk do ta vizitonin 1000 qytetarë shqiptarë? A nuk do të dyfishoheshin të ardhurat e Bashkisë?
Në përputhje me terrenin kodrinor, në anën lindore të ishullit, mund të ndërtohen dy apo tre fshatra turistikë, gjithnjë duke respektuar kapacitetin mbajtës të zonës, raportin natyrë-ndërtim, si dhe parametrat mjedisorë. Aftësia mbajtëse e ishullit mund të shkojë 2000 e 3000 persona, më tepër se kapaciteti hotelier i Vlorës sot, nëse ndërtohen komplekse hoteliere, me kate jo të larta.
Në Sazan mund të ketë kinema, bilardo, fusha futbolli, tenisi, ping-pong-u, pishina, qendër tregtare, sallë konferencash, etj.. A nuk mund të organizohen sporte uji, sporte nënujore, të bëhet një aerodrom i vogël në pjesën më të lartë të ishullit? A nuk mund të jetë një pikë turistike transite për tragetet në Sarandë, Himarë, Sazan, Durrës dhe destinacione më të largëta të bregdetit shqiptar? Por, kryefjala e turizmit në ishullin e Sazanit mbetet me ligj pastërtia dhe virgjëria në të ardhmen.
Sot, pas 30 vitesh demokraci, ishulli i Sazanit mbeti i izoluar, i vetmuar për turizëm. Për turizmin mbetën objektet e shkatërruara social-kulturore të socializmit…mbeti një ndërtesë e gjeneralit italian të ishullit, bashkë me plazhin e vogël. Ky emërtim pushtuesish, i pandryshuar deri në kohët tona, është një ironi therëse për të zotët e vatanit, gjë që tregon se vetëm të huajt e njihnin jetën për të provuar …kënaqësitë e detit të kripur, diellit thekës, gjelbërimit të përjetshëm