Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: JANIS RICOS

– Poetit kombëtar, revolucionar grek –
Ti germëzove se pa pranga nuk vinte liria.
Pa qelitë e mykura që harbonin me vdekjen.
Ti e dije…
Se pa një togë pushkatimi ballë Aleksit,
s’do lindnin poema..
( Ah, Aleksi këpucë shqyer
me njërën lidhëse hequr zvarrë )…
Ç’krenari rrënqethëse Poet!
Mëhallat e botës përkundnin djepe heronjsh
teksa ngjyenin mjerimin netëve në një sofër me hënën.
Buçimat çanin dheun.
E të vrarët tundnin flámujt
e fitoreve që s’gëzuan kurrë.
Liri dhe paqe.
Kaq doje Poet.
Mëhallat e botës vajtojnë..
Mbi vargjet groposur.
Pranë teje përjetë.
 – 2018
Please follow and like us: