Albspirit

Media/News/Publishing

Kozeta Zavalani: E veshur me bardhësinë e mëngjesit

E veshur me bardhësinë e mëngjesit,
që reflekton mirësi,
Ju përshëndes me kapelen bërë nga mjegulla,
Nga era thurur me vesën e ngrirë.
Ku ëndrrat e mia fluturojnë universit,
shpërbërë nga vesa në mijëra diamante,
që flasin me zogjtë në pemë
Për të vendosur natyrën në paqe.
Në faqen e orës së horizontit
Ku kryqëzohet koha me dritën
Në njësinë e mbyllur të qarkut të kohës,
ku energjia nuk zhduket
Ajri i hollë – tansformohet në energji, brenda nën lumturinë e llampave të shndritshme,
që më shfaqin dy botë paralele:
Në të parën, unë humbas si mjelmat në kanal, zhytur në kënetën,
që më është dukur si mermer i bardhë.
Ku kam humbur këpucët në batak.
Ku patkonjtë e kuajve godasin kokën time.
Ku zhurma e shpatave humb brenda frymës sime.
Ku nën lëkurën time
shuhen e ndizen pishtarët me flakë,
duke pritur ekzekutimin tim…
Në të dytën, mes akujve në vlim thërras:
Gëzoni çdo ditë nga vitet e mbetur të jetës,
Që të mos pendoheni më pas.
Qeshni fort, me lotë
Jeta është vetëm momente,
Kaq të çmuar dhe të paktë.
Gjithçka varet prej jush,
që gjithçka të përcaktoni qartë!
Please follow and like us: