Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja Håstad: Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë

Ambasadorja suedeze në Shqipëri, Elsa Håstad ka dënuar ndalimin e gazetarëve shqiptarë gjatë protestave të fundit nga Policia. Håstad thekson se qëndron në krah të të drejtave të cdo gazetari për të punuar të lirë nga dhuna e ngacmimi. Ajo shton se është e shqetësuar që dy gazetarë u ndaluan të raportonin teksa mbulonin një prej protestave.

“Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe ngacmimi, çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malesia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin ndërsa mbulonin protestën”, shkruan Ambasadorja

Please follow and like us: