Albspirit

Media/News/Publishing

Eva Murati: Kronikë e javës që lamë pas

Të martën në mëngjes, kur dëgjova për herë të parë për ngjarjen, ende para se të zbulohej emri i të ndjerit, pata një dëshpërim tejet të thellë. Ndoshta për shkak të moshës së njëjtë mendova që Klodianin do ta kisha njohur diku, në 9-vjeçare, gjimnaz apo fakultet. Ngushëllimi i familjes mu duk veprimi i duhur.

Pas tronditjes që ndjen kur një bashkëmoshari yt ka humbur jetën, pa faj, tmerrohesh nga realiteti sesi po përshkallëzon situata.

A nuk e kuptoni që jemi të gjithë të lënduar dhe DHUNA PO SJELL DHUNE!! Kush mban përgjegjësi për gjithë këtë dhunë? Kush mban përgjegjësi për gazin lotsjellës që po thith çdo banor, i madh i vogël, i Tiranës?

E urrej vandalizmin po realisht treguat veten që keni një grusht qymyr në vend të zemrës ju që reaguat për pemën para jetës së një të riu!

E gjithë kjo situatë na ka tmerruar, por edhe na ka zgjuar! Ky është mllef i akumuluar për padrejtësi ndër vite!

Po si kemi ardhur deri këtu? A kemi reaguar kur e shohim qartë se pjesa më e madhe e intelektualeve po shkojnë në mërgim? Po kur degjojmë se në Europe shqiptaret kanë statusin e dealerit të drogës?

Po që jemi vend që prodhojmë naftë dhe sërish kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon? A kemi reaguar thjesht kur shohim të promovohet prostitucion dhe degjenerim në mediat tona? A kemi reaguar kur uniforma e policisë zhvleresohet nga nje rrogë e ulet dhe rëndom dëgjon njerez të mburren sa herë korruptojnë një polic? A kemi reaguar për çmimet jashtë realiteit shqiptar të banesave? Po për nepotizmin që e sheh në çdo zyrë? Po për faktin që në gjithë këtë Shqipëri qenka kaq e vështirë të gjesh njerëz pa të kaluar kriminale për të vënë në poste të rëndësishme?

Këto i them si një njeri pa parti, por si dikush që ndërgjegjia qytetare e bën që fajin së pari ta kërkojë tek vetja!

Nëse nuk reagojmë çdo ditë, si për gjëra të mëdha ashtu edhe për të vogla, për të mbrojtur të drejtat tona qytetare atëherë ose pranojmë çizmen Orwelliane ose durojmë derisa shpërthejmë në këtë mënyrë!

E mbyll ashtu siç e nisa, duke shprehur ngushëllimet për familjen Rasha, Zoti jua lehtësoftë dhembjen! Jeni në lutjet e çdo shqiptari!

———————–

Eva Murati (lindur më 25 Maj, 1995) është aktore dhe prezantuse shqiptare. Ajo ka nisur karrierën e saj në moshen 15 vjeҫare duke u bërë e njohur nëpërmjet reklamave dhe projekteve në modeling. Evës iu dha mundësia të drejtonte emisionin e saj të parë Antilope dhe më pas të prezantonte përkrah Adi Krastës programin Duartrokitje, të dy projekte në televizionin Agon Channel. Në 2016 u transferua në Vizion Plus, ku prezantoi Miss Universe Albania dhe VIP Zone. Për momentin ajo prezanton Studio UEFA Champions League dhe Sport Week në Tring Sport. Murati debutoi në filmin The Outlaw në 2013. Në vitin 2017 ajo aktroi në filmin Ti mund të më quash Xhon. Në 2016-ën ishte pjese e serialit Skanderbeg. Projekti i saj i fundit është Kangur Tv Show, i cili është ende në fazë xhirimi. Eva konsiderohet si një ndër prezantueset më me prespektiv të televizionit shqiptar.

Please follow and like us: