Mesazhet që 29-vjeçari i dërgon Luana Vjollcës
“Ky person më dërgon e-mail-e me tekst: Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor. Më ka terrorizuar. Kam frikë, si për vetë, ashtu edhe për familjarët e mi. Ky person është bërë problem për mua dhe se nuk po më lejon të jetoj jetën time në mënyrë normale, duke u detyruar të marr në punë truprojë që më shoqëron çdo ditë, ngaqë më ka shkaktuar ankth dhe frikë duke më përndjekur për një vit rresht”.
Është kjo një pjesë e kallëzimit që moderatorja Luana Vjollca ka bërë në polici ndaj 29-vjeçarit nga Kosova që e ka përndjekur për një vit.
Edhe pse modertaroja ka punësuar një shoqërues apo truprojë, duket se përndjekja e Ajdin Morinës, nuk është ndalur, ndërsa kallëzimi i fundit i moderatores në polici, publikuar nga “Panorama” mban datën 1 Shkurt 2021.
Ndërsa është takuar me moderatorin në audicionet e një emisioni, që për shkak të pandemisë nuk është zhvilluar, 29-vjeçari ka përdorur mesazhet telefonike dhe e mailin për t’i shkruar moderatores.
Në një prej e-mail-eve të fundit, ai i ka nisur një foto të apartamentit ku ajo banon, duke i shkruar poshtë: “Për 30 minuta jam aty…” dhe i kërkonte takim. Luana ka shpjeguar se nuk e ka takuar kurrë këtë person, pasi si në punë, ashtu edhe në rezidencën ku banon, e kanë larguar punonjësit e sigurisë, që po ashtu kanë lajmëruar edhe Policinë.