SHBA-ja i vendos sanksione Turqisë, reagon ashpër Ankaraja
Administrata e presidentit, Donald Trump ka vendosur sanksione ndaj Turqisë për blerjen e një sistemi raketor rus. Lëvizja e parashikuar prej kohësh pritet të nxisin më tej tensionet midis Uashingtonit dhe Ankarasë në javët përpara ardhjes në pushtet të presidentit të zgjedhur, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe t’u dërgojë një mesazh qeverive të huaja duke marrë parasysh marrëveshjet e ardhshme të armëve me Rusinë, raporton cnbc. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka dënuar dhe ka hedhur poshtë “vendimin e SHBA-ve për sanksionet e njëanshme kundër” Turqisë, transmeton aa. “Vendimi i SHBA-ve për të vendosur sanksione të njëanshme ndaj Turqisë mbi procedurën e sistemit S-400 nuk ka asnjë logjikë”, tha ministria turke. Ndryshe, në vitin 2017, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ndërmjetësoi një marrëveshje që thuhet se ishte me vlerë 2.5 miliardë dollarë me presidentin rus, Vladimir Putin për sistemin e raketave S-400. Ky i fundit, i prodhuar nga Rusia, një sistem i raketave lëvizëse tokë-ajër, thuhet se paraqet rrezik për aleancën e NATO-s, si dhe për F-35, platforma më e shtrenjtë e armëve e Amerikës. Pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, Turqia pranoi baterinë e parë të katër raketave në muajin korrik të vitit 2019.