Bledi Çuçi emërohet Ministër i Brendshëm
Bledi Çuçi do të jetë pasuesi i Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter. Postin e Çuçit, si ministër Bujqësie do ta marrë Milva Ekonomi. Emrat i janë dërguar Presidentit Ilir Meta për dekretim.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë” shkruan Edi Rama.
Bledi Çuçi është njeriu që udhëhoqi reformën e dështuar administrative, që u shfrytëzua nga socialistët për të ndryshuar dhe hartën e votave në Shqipëri. Po ashtu, Çuçi ka qenë pjesë e reformave zgjedhore në vend.