Albspirit

Media/News/Publishing

Miqtë e vërtetë të qëndrojnë pranë kur je në telashe

Kur pyesja familjarët për arsyen e përjashtimit nga shkolla, ata shpërthenin në lotë, bënin sikur u duhej tëlargoheshin nga dhoma dhe i shmangeshin bisedës. Pastaj unë ia hidhja fajin vetes, pa e kuptuar se ku kisha gabuar, pa gjetur një shkak, qoftë dhe jologjik lidhur me përjashtimin nga shkolla. Thjesht u gjenda në një botë, ku nuk mund të shkoja në shkollë dhe ku policia nisi të hynte shpesh në shtëpinë tonë për kontrolle. Edhe për këtë gjë nuk mund të gjeja dot një arsye.

Ata që mbetën pranë meje, ishin vërtet të paktë. Që atëherë kam konsiderata të veçanta për miqtë e vërtetëpëata që në vështirësi nuk të braktisin. Sepse miqtë e vërtetë janë ata që të qëndrojnë pranë kur je në probleme, nuk të braktisin si ata që të qëndrojnë pranë vetëm për të përmbushur interesat e tyre.

Ama është e dhimbshme të zbulosh herë pas here të gjithë ata që nuk të shohin mëËshtë si ajo loja e tmerrshme mes fëmijëve, ku vendoset se njëri prej tyre duhet i padukshëm, i papërfillshëm për të tjerët. E kam konsideruar gjithmonë si një nga lojërat më të rrezikshme. Zakonisht e bëjnë me fëmijën më tëvogël, ku ai më i madhi i grupit e konsideron më të voglin si më të parëndësishëm në shoqëri. Ky i fundit bërtet duke thënë: “Por unë jam këtu”. Kjo gjë na ndodhi neve, çdokush prej anëtarëve të familjes sime ishte fëmija i padukshëm”. – Liliana Segre

Please follow and like us: