Albspirit

Media/News/Publishing

Vjosa Osmani në vizitë zyrtare në Shqipëri

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Zonja Osmani u prit me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ata shprehën në një konferencë shtypi gadishmërinë e të dy vendeve për bashkëpunim më të ngushtë në fushat e ekonomisë, diplomacisë dhe të shëndetësisë.

Zonja Osmani kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë, që dënon genocidin serb në Kosovë.

Ajo i kërkoi Presidentit Meta që bashkërisht të kundërshtojnë idetë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse për momentin mund të duket një ide e vdekur.

Të dy krerët e shteteve diskutuan për kujdesin më të madh ndaj Luginës së Preshevës, për integrimin e Kosovës në NATO dhe BE, si dhe liberalizimin e vizave.

Zonja Osmani tha se shumë marrëveshje janë nënshkruar ndër vite, por se duhet parë zbatimi i tyre, ndërkohë që hapësira për bashkëpunim mes dy vendeve është mjaft e gjerë.

Gjatë tre ditëve zonja Osmani do të ketë një seri takimesh me përfaqësuesit më lartë të shtetit dhe politikës shqiptare./voa/

Please follow and like us: