Albspirit

Media/News/Publishing

Tirana zyrtare, rezolutë kundër regjimit iranian, por ende jo kundër genocidit shtetëror serb në Kosovë?!

Qeveria shqiptare është një nga mbështetësit e rezolutës së Asemblesë së Përgjithshme të OKB që dënon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran. Natyrisht se është një veprim i drejtë dhe i përgjegjshëm, por të habit fakti se si nuk ka një rezolutë kundër genocidit të regjimit serb ndaj Kosovës. Më tepër se rezoluta të habit fakti që Shqipëria, anëtare e OKB-së dhe Maqedonia, gjithashtu anëtare e OKB-së që gjysmën e qeverisë e ka me origjinë shqiptare, nuk kanë bërë ende nnjë padi në Hagë për krimet e shtetit serb. Prishtina zyrtare, sa kohë që nuk është ende anëtare e OKB-së, nuk mund ta kryej këtë hap, por është e pashpjegueshme pse nuk e kanë bërë qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Please follow and like us: