Albspirit

Media/News/Publishing

Albana Vokshi: Boll është boll. Shqipëria ka nevojë për ndryshim!

Ndalimi i paligjshëm i aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është treguesi i radhës se në policinë e shtetit ka segmente që vazhdojnë të dhunojnë qytetarët dhe të drejtat e tyre.
Sot në mbrëmje janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1, drejtues të Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit. Pa asnjë arësye, duke i dhunuar dhe fshirë nga celularët pamjet që kishin mundur të regjistronin gjatë ndalimit të dhunshëm. Anëtarët e AMT: Ergys Mertiri, Titi Seranaj, Donald Martini dhe Gentjan Hasani janë shoqëruar, ndërkohë që dy prej tyre janë ende brenda komisariatit nr. 1 në kryeqytet.
Ky akt i shëntuar dhe i rëndë për aktivistë të shoqerisë civile që për muaj dhe vite me radhë kanë demonstruar forcë. e një proteste paqësore sic ishte ajo për mbrojtjen e teatrit, është dëshmi e qartë se segmentet politike në policinë e shtetit janë aktive dhe në dispozicion të terrorit që përpiqet të mbjellë në opinion kryeministri Rama.
Është e qartë që as dorëheqja e Lleshajt nuk ka ndikuar në përdorimin e policisë si vegël qorre e tekave të Kryeministrit i cili jo më larg se dje edhe një herë shprehu mbështetjen për drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe ato struktura që manipuluan vrasjen e të riut Rasha dhe dhunuan për ditë me radhë të rinjtë protestues në kryeqytet.
Ky është modeli më i shëmtuar i një policie që duhet të jetë në krah dhe në mbrotje të qytetarëve.
Cdo ditë e më shumë nuk gjen qytetare që e shohin policinë si mbrojtës por tashmë e konsiderojnë xhelat në duar të Edi Ramës që dhunon cdo kënd që mendon kundër tij.
Boll është boll. Shqipëria ka nevojë për ndryshim!
Please follow and like us: