Ilir Levonja: Dënojmë Shukriun, por jo Shukrinjtë!
1) Në maj të vitit 2016, në rrjetet sociale plasi një skandal seksual. Denoncim ishte i emisionit ”Të paekspozuarit” në televizionin Ora News. Kryetari i Bashkisë Dibër tentonte të kryente marrëdhënie seksuale me nëpunësen, një njëzetëvjeçare. Shukria i Dibrës etj. Përfundimi, mirë që e shkarkuan nga detyra, por Prokuroria e kohës e dënoi edhe për korrupsion pasiv.
2) Po në Dibër 3 vjet më vonë plas një tjetër skandal. Përgjimet e tabloitit gjerman ‘Bild’. Janë zgjedhjet që do nxjerrin kandidatin për vendin bosh të Shukrisë. Një masakër e tërë elektorale ku me zë të qartë dalin sheshit blerja, kartat e identitetit, kërcënimet, premtimet për vende pune etj. Triumfi spektakolar i krimit elektoral ku aktorët kryesorë ishin ministra si ai brendshmi, i pushtetit lokal a infrastrukturës, deri tek kryeministri i vendit.
3) Kjo është epoka e atyre që pretendonin dhe e pranonin vetë se kishin shkaktuar tërmet elektoral. Si tha Damo Gjiknuri, tërmet, i q…. robtë! Ndërsa njëri përfundon në bankën e të akzuarve, për drogë. Tjetri merr kreun e komisionit të reformës në drejtësi. Një tjetër bëhet kryetar Bashkie diku. Një tjetri i bëjnë vajzën deputete etj.
4) Sot Prokuroria e Dibrës, ajo që nuk fali Shukrinë për një tentantivë pallimi. Fali ata që na palluan gjithë shoqërinë shqiptare, madje e palluan publikisht. Preteksi ‘ka mbaruar afati i denoncimit’. Apo është tejkaluar koha e pretendimit për krimin elektoral. Megjithatë po ky institucion sot nuk e sheh këtë afat kohor kur dënon disa komisionerë nga ky skandal elektoral. Ata që ne i quajmë peshq të vegjël. Dhe për më tepër ky institucion e pranon si krim, por pluhurit përsipër i hedh ca pluhur. Kësisoj koha e hetimit ka mbaruar. Nuk mund të hetohen më peshqit e mëdhenj.
5) Nga ana tjetër motorët e regjimit janë ndezur herët sot. Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është sipas tyre bullafiqe, marksiste, majtiste ekstreme që kërkon të bëj liderin e kombit. Dje hezitonin, sot kanë shpërthyer. Dhe jo rastësisht. Prokuroria e Dibrës me një sqarim absurd mbyll hetimet e vjedhjes së votës aty.
6) Ajo që nuk kuptoj në gjithë këtë histori është qetësia opozitare. Sot rrugët duhet të mbyteshin nga indinjata. Por nuk ndodh. Madje është rasti unik opozitar i një qetësie ku çfarë kumbon ditë e natë janë vetëm motorët ‘duble v’ të regjimit. Hajduti që bërtet kapni hajdutin. Krimineli që bërtet kapni kriminelin. Një opozitë që giciliqet nga frika e frikës mbi konceptin e protestës. Se është ajo apo jo mbrapa adoleshentëve. Një opozitë që pret 25 Prillin. Që nuk është asgjë tjetër, por një trangull brenda një karrocerie me domate.
Please follow and like us: