Albspirit

Media/News/Publishing

‘Miss Grand Germany’ zgjidhet shqiptarja nga Klina e Kosovës, Arlinda Prenaj

Miss Grand Germany është një ndër tre kompeticionet më të rëndësishme të bukurisë botërore dhe këtë vit e ka fituar bukuroshja me origjinë nga Kosova Arlinda Prenaj.

Ajo është shpallur më e bukura e Gjermanisë, ndërsa në vitin 2019 ishte shpallur Miss Grand Kosovo.

Arlinda do të përfaqësojë Gjermaninë në gara tradicionale.

Kush është Arlinda Prenaj

Arlinda Prenaj vajza nga Klina që do ta përfaqëson Kosovën, Miss Grand international në Venezuela.

Arlinda, cila është biografia juaj?

Arlinda Prenaj: Quhem Arlinda Prenaj e njohur si Ari. Jetoj dhe jam rritur ne Mynhen të Gjermanisë.

Kur keni filluar karrierën tënde në muzikë, cila ishte ajo moshë?

Arlinda Prenaj: Qe nga mosha e vogël e kam pas pasion muzikën dhe kam kënduar e vallëzuar nëpër shtëpi dhe prindërit e kan vrejt se kam talent. Në moshën 7 vjeçare kam filluar të jem pjesë e një grupi valltaresh dhe këngëtarësh këtu në Gjermani, aty ku kam mar pjesë në evenimete dhe festivale duke kënduar.

Sa këngë keni të realizuar deri më tani?

Arlinda Prenaj: Deri më tani e kam realizuar vetëm një këngë dhe është projekti im i parë i realizuar me videoklip. Kënga quhet. Ari-T’kam besu, të cilën mund ta gjeni në youtube.

Si po ecën ky videoklip?

Arlinda Prenaj: Klipi është pritur shumë mirë nga publiku dhe po ecën shumë mirë, në emrin tim i  falenderoj dhe realizatorët e këtij klipi./Syri.tv

Please follow and like us: