Universi arbëresh me këngët tradicionale
Giusepe Kamarda mblodhi disa këngë tradicionale në ngulimin arbëresh Palazzo Adriano 149 vjet më parë, më 20 dhjetor 1871.
Këngëve të mbledhura prej këtij autori iu shtuan edhe ato të disa folkloristëve të tjerë dhe u përmblodhën në librin “Canti tradicionali”, i botuar në vitin 1924, nga autori Trifon Guidera. Në libër janë përmbledhur thuajse të gjithë dorëshkrimet e tri shekujve, vjershat më të mira që disa shqiptarë të Siçilisë, kanë shkruar me qëllimin që atdheu i gjyshërve të tyre, të kishte një literaturë si të gjithë kombet e tjerë.
Kjo datë shumë e rëndësishme për gjuhën dhe kulturën tonë kombëtare ndër shekuj, vjen në vëmendjen e medies DiasporaShqiptare dhe Gëzim Llojdia përcjell faktet intersante të botimit të hershëm:
Trifon Guidera në 26 janar 1924, përcjell këtë shkrim për një botim arbëresh kushtuar këngëve tradicionale shqiptare në botën arbëreshe ku ruhej prej shekujsh gjaku arbëror. Libri: ”Canti tradicionale” si shkruajta te Nr 2661 të :”Diellit”, shkruan T.Guidera, vëllimi i tij më se më ishte të ketë mbledhur te kjo vepër ndër gjithë dorëshkrimet e tri shekujve, më të mirët vjersha që disa shqiptarë të Siçilisë, kishin shkruar me qëllimin se atdheu i gjyshërve të tyre, të kish një literaturë si të gjithë kombet e tjerë, pse dija dhe shkronjësa është shpirti i Atdheut, thotë T.Guidera. Duke vijuar ai thotë se; Prof Schiroi si bleta ka vajtur tue thithur te lulet e gjithë këtyre dorëshkrimeve, që fat i mirë i solli përpara syve me të ëmblin lenk e si mjaltë te kosherja ja shkon përpara këndonjësit. Sa ti ngjepsen edhe këndonjësit e:’Diellit” si kasha taksuar te numri i thënë i përshkruan dy ca si këta të shekullit të XVII të një vjeshtori të panjohur. Autori në fjalë përmend punën kërkimore që ka zgjatur mbi autorit që përfshinë një hark kohor prej tre shekujsh por më i veçanti është një autor i panjohur i shekullit të XVII. Autori përmend vargje nga kjo poezi e autorit të panjohur:’Në jetë u desha mirë, po një vashë/e s’ish litire, përse ish arbëreshe/ Një mbërma për të luajrith i thashë/:Ti për s’munden t’ime je jatreshe/ Bëri buzën në gaz ,po kur i thashë/:Dëshurova edhe një herë të të kesh….tha/: Flasmë e mos gjëftojem aq trashë/përse dita ka sy e nata vesh…..
Autori
Autori sjell poezinë e arbëreshe shkruar ëmbëlsisht si një sinfoni e bukur me një ritëm të njëjtë. Mirëpo ç’thotë poshtë autori. Këto poezi, që përshkruam këtu janë të zotit Giusepe Bracia thotë, autori bërë motin e 1752 në Palazio Addriano, autori sjell më poshtë vargjet e fundit të kësaj poeme arbëreshe. Autori, thotë se këto dhe të tjerë vjersha janë marrë nga anaereontika e Kryepriftit Nicola Brancato i shekullit të XVII, themelues i kolegjit të Shën Mërisë,që ka qenë dhe është shkolla e këngëve të kishës shqipe ndër Piana dei Greci. Duke vijuar me një këngë tjetër autori sjell këto vargje:”Kjo trundafile plotë ves e mbledhur vetiu thotë/ Stolitë që kam të kuqen lloje/ të bukuren hije/ Mi dha ynë Zot…’ Duke folur për këtë vjershë autori thotë se edhe kjo është marrë nga këngët e Isuthit të At Branmcatit. Duke vijuar me këngën tjetër:”Të dashur më dëfton/ e prire më gënjen/ përse këto ndralle?/ Në gji unë kam dorën ndenjë/ e zembrën nge e njen/ se ti me more….
Këngët e 20 dhjetorit
Autori, thotë është shumë bukur është ky libër me vjersha, pra me këngë ndër vjerohe prej Giusepe Kamasda, të 20 dhjetorit 1871, është aq i bukur, sa autori e përshkroi të tërë. Ti ke lig se kam menuar/ e sa ka nge të kam shkruar/ por mbi të gjitha ka me kesh be/ se aq shumë nuk i ftesë/ Me të flet unë kam një kollë/ që më bën të thatë e t’ hollë/ e gjirin me ka shqerë/ dhe trutë po mi ka nxjerrë/ po nani që jam më mirë/ jam e nxier ktë detyrë/ e të thonë përsa vlenj/ për sa munde dua të të shërbejë/ ti më jep po ndere e gëzim/ kur dërgon ndo urdhërim/ se të njoh se je njeri/ që do miq e gjeri. Ja ke atë që me të flet/ unë dua mirë te kjo jetë/ Ashtu paç ditë të glata/ edhe gazme me tupata/ Rrofshe shkofsh gjithë hajdhit!/ Kujt mos t’ det i rafshin sytë!… Sipas këtij autori, ndër këngët e bukura, janë edhe krijime, që u përkasin autorëve si vjershat e ish -eputetit Pietro Chiara i Palazo Adriano, ai e cilëson rrjedhshmërinë poetike si lumë duke përmendur edhe atë, që ka shkruar mbi vdekjen e zonjës Jakine Masi Bennici të vitit 1873. Autori sjell strofa nga kjo poezi :”Te ky varr ku ajo pushon/ gjithë lulëzuar me kurora/rinë përzier vdekja e gjela/lypi e gëzimi, zjarrmi e bora. Sa kujtime te një gur/ Klajni gjithë me të glet vajtime/ Lulia e varrit vetëm rritet/me kujtime, lotë, shterime…
Jeronim De Rada
Në shkrimin për atdhetarin e të vjetër, z.Dot. Agostino Ribekut, nga Llambi Gjergu i Shën Mitër Korona thotë: Kush nuk e ka dëgjuar këtë atdhetar të flakët dhe kush nuk e njehë? Nuk presim përgjigje, pse dimë bashkatdhetarët i kanë kënduar veprat e tij shumë të shtrenjta, për të cilën ku mburret tepër dhe që andej i ka kushtuar gjer më sot shpirt e zemër. Së afërmi, do të pushtojë shtyllat letrare të gazetës sonë kombëtare, për jetën e këtij të vjetrit patriot, që ka marrë pjesë të madhe dhe aktive në çështjen e bukur të çështjes sonë, bashkë me të pavdekurin vjeshtor Jeronim De Rada, në kohën kur diplomacia evropiane pa me të drejtë se jetonej, një popull me famë, që përpiqesh për lirinë e vet me gjak dhe pastaj mbi përpjekjet e tija politike, letrare. Është edhe ky një nga faktorët e Rilindjes sonë Kombëtare dhe s’mund ta mohojnë njerëzit e mëdhenj që kemi neve sot, me të cilët ky ka patur dhe mund të ketë edhe sot padyshim, letërkëmbime. Autori sjell një poezi kushtuar këtij patrioti, botuar në 15.4.1924, Shën Mitër .K. “Të lumtë arbëreshë, që në ato dejet e tua/ Lëvrin ay gjak i fisit tonë bujar/ Për dhuratën e vyer që më ke bërë mua/ Të falënderoj tepër o atdhetar./ Shoh në atë zemra jote u përvëlua/Për një qëllim të bukur kombëtar/ Përgjithësisht arbëreshë unë fort ju dua,/ Për kujtimin që keni te dheu i parë./ Dhe ti vazhdo punën tënde filluar/ në kohën kur i madhi vjeshtor/ i palli botës çështjen e harruar/ atë çështje që sot të lirë shënon/ Popullin tonë popullin arbënor/ që mirënjohës ju është dhe ju nderon’.