Albspirit

Media/News/Publishing

LE DOCUMENT AÉRONAUTIQUE (1927) / LINJAT AJRORE DHE TARIFAT E FLUTURIMEVE NË SHQIPËRI

Nga Aurenc Bebja, Francë – 21 Dhjetor 2020

 

“Le Document aéronautique” ka botuar, me 1 janar 1927, në faqet 358 dhe 498, dy shkrime në lidhje me transportin ajror në Shqipëri, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:  

Linjat ajrore në Shqipëri.

Qeveria shqiptare i kishte dhënë kompanisë “Adria Aero Lloyd” për dhjetë vjet koncesionin e linjave ajrore në Shqipëri. Kjo, nga ana tjetër, ia dha koncesionin e saj “Deutsche Luft Hansa”. Qeveria italiane negocion me këtë të fundit transferimin e monopolit të saj te një kompani italiane, kapitali i “Adria Aero Lloyd” vlerësohet rreth 735.000 franga-ari.

(Aviacioni, n ° 20-21, 40 1.).

Rrjeti ajror shqiptar përfshin linjat e mëposhtme:

 1° Tiranë-Shkodër, çdo të hënë. Nisja nga Tirana, në orën 7 të mëngjesit. Arritja në Shkodër në orën 8. Nisja nga Shkodra në 8 e 30 të mëngjesit. Mbërritja në Tiranë në orën 9 e 30.

 2° Tiranë-Korçë, çdo të mërkurë. Nisja nga Tirana, në orën 7 të mëngjesit. Arritja në Korçë, në orën 8. Nisja nga Korça, në orën 8 e 30 të mëngjesit. Mbërritja në Tiranë, në orën 9 e 30.

 3° Tiranë-Vlorë. Çdo të enjte. Nisja nga Tirana, në orën 7. Mbërritja në Vlorë, në orën 8. Nisja nga Vlora në 8 e 30 të mëngjesit. Mbërritja në Tiranë, në orën 9 e 30.

(Orari i linjave ajrore civile italiane. Ministria e Aeronautikës. Maj 1927)”.

 

Çmimet (Tarifat) e linjave ajrore shqiptare.

Linjat ajrore që operojnë në Shqipëri: Tiranë-Shkodër, Tiranë-Korçë, Tiranë-Vlorë.

Tarifat e transportit (fluturimit) janë si më poshtë:

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-document-aeronautique-1927-linjat-ajrore-dhe-tarifat-e-fluturimeve-ne-shqiperi/

Please follow and like us: