Osip Mandelstam: Epigrami i Stalinit
Kjo poezi e poetit te madh rus me origjine hebreje Osip Mandelstam (1891-1938) u shkrua në vitin 1933, në kulmin e fuqisë së Stalinit dhe kultit te tij… Kuptohet nuk u botua, por autori ia recitonte miqve të tij. Pasternaku e quajti këtë poezi si një vetvrasje për autorin e saj… Megjithatë organet e KGB ranë në gjurmë të kësaj poezie (e cila nuk u gjet asnjëhere e shkruar) dhe autori u arrestua. Vdiq në vitin 1938 në nje kamp tranziti të Lindjes së Largme. Kjo poezi u botua për herë të parë në Perëndim në vitin 1963…
Jetët tona nuk e ndjejnë më nën vete tokë.
Në dhjetë hapa larg ti fjalët tona nuk mund t’i dëgjosh.
Por sa herë që është një bisedë pa kujdes
malokut të Kremlinit menjëherë i shkon në vesh,
gishtat e tij, dhjetë krimba të trashë,
fjalët e tij si masa të peshës janë,
buburreca të mëdhenj qeshës në buzën e tij sipër,
shkëlqimi i lustrës së çizmeve të tij.
Mbështjellë me gumëzhitje të shefave qafëpula
ai luan me shërbimet e këtyre gjysmë burrave.
Një fishkëllimë, një tjetër lulëzon, një i tretë loton.
Ai nxjerr gishtin dhe ai vetëm uturon.
Ai farkëton dekrete si patkonjtë në një linjë,
Një për ijën, një për ballin, vetullat, sytë.
Ai i rrotullon vrasjet si manaferrat në gjuhën e tija.
Ai uron që të mund t’i përqafonte ata si miq të mëdhenj nga shtëpia.
Shqipëruar nga Skënder Buçpapaj
Please follow and like us: