Poezia e Alqis Alqaios vjen në shqip nga Arqile Garo
NË LADHADIKA*
Flasin për ty dhe me të drejtë të diskutojnë,
sokakët në Ladhadika ku fle dhe të shikojnë,
u bërë famë ndaj dhe është zor të arrestohesh,
rron në errësirë me pastërti, po nuk betohesh.
Ndrin nën satenët e purpurtë që të mbulojnë,
tymrat e bardhë edhe të sertë që të qarkojnë,
nëpër kalldrëme natën shkon, plot lagështi,
në të Parajsës së paguar, madhështi.
Unë të jap kaq, ti sa kërkon,
në Ladhadika e gjen atë çka don,
çdo kamare një qeli,
plot me gulçe burrërore e agoni.
Mijëra vetmi në humbëtira vijnë të të takojnë,
nisen anije e përshëndesin para se të shkojnë,
sa djem erdhën tek ti duke kërkuar burrërinë,
të ndrojtur, duke lenë djersën e ditës dhe rininë.
Unë kaq të jap, ti sa kërkon,
në Ladhadika e gjen atë çka don,
çdo kamare një qeli,
plot me gulçe burrërore e agoni.
Shqipëroi: Arqile Garo, dhjetor 2020.
Ladhadika* – Lagje në Selanik, emri i së cilës është lidhur me tregun e erosit të paguar.
Please follow and like us: