Albspirit

Media/News/Publishing

Shërohet nga Covid-19, Kryepeshkopi Anastas rikthehet në Shqipëri dhe pritet me lule nga besimtarët

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi ka arritur të mposhti semundjen e Covid-19 dhe tashmë është kthyer në vendin tonë. Nga të gjithë udhëheqësit fetarë që u sëmurën nga coronarovirusi, përfshi kreun mysliman të Shkodrës dhe Imzot Frendon, vetëm kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj nuk u prek, madje ka vijuar përditë veprimtaritë e tij, përfshi edhe një aktivitet të madh kushtuar poetit kombëtar, Naim Frashëri.

Kreu i Kishës Ortodokse është pritur me lule nga besimtarët. Anastasi ndodhej për kurim në një spital në Athinë dhe më 23 nëntor arriti të mposhtë virusin dhe të lërë spitalin ditën e sotme u kthye në Shqipëri.

Please follow and like us: